AKTUALITET /

Dita e 133 e revoltës/ Studentët njoftojnë protestë kombëtare më 13 tetor para Ministrisë së Arsimit

Njoftimi është bërë gjatë ditës së 133-të të protestës në kryeqytet, ku është shfaqur edhe një pankartë që lajmëron tubimin e studentëve.

Shkruar nga Versus

Dita e 133 e revoltës/ Studentët njoftojnë protestë

Studentët kanë njoftuar organizimin e një proteste kombëtare më 13 tetor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Njoftimi është bërë gjatë ditës së 133-të të protestës në kryeqytet, ku është shfaqur edhe një pankartë që lajmëron tubimin e studentëve.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj u ka bërë thirrje të rinjve që t’i bashkohen protestës, duke deklaruar se studentët kanë shumë arsye për të kundërshtuar qeverinë dhe klasën politike, të cilën e akuzoi për korrupsion.

“Studentët janë përgjigjur duke njoftuar organizimin e tyre më 13 tetor, në orën 14:00, te Ministria e Arsimit. Studentët kanë qindra arsye për të qenë në shesh, për të qenë kundër klasës politike të korruptuar. Thirrja ime është për çdo të ri: bashkohuni, se kombi ju thërret”, deklaroi Vatnikaj.

Protesta e paralajmëruar synon të mbledhë studentë dhe të rinj nga e gjithë Shqipëria, ndërsa organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimin e së martës./Versus.al

Dita e 133 e revoltës/ Studentët njoftojnë protestë

Poll