LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkitë dështojnë me investimet/ Tirana vetëm 14% të planit vjetor në 8-mujor, kryeson Kamza

Nevojat për infrastrukturë, rrugë dhe furnizim me ujë janë akute në të gjithë vendin, sidomos në zonat rurale, por bashkitë vijojë të “djegin” miliona euro investime çdo vit për shkak të paaftësisë për ti përdorur ato.

10 Tetor 2026, 22:06 Nga E. D

Bashkitë dështojnë me investimet/ Tirana vetëm 14% të

TIRANË- Pushteti vendor në vendin tonë vuan nga një paaftësi kronike për të kryer një nga funksionet themelore, investimet kapitale. Nevojat për infrastrukturë, rrugë dhe furnizim me ujë janë akute në të gjithë vendin, sidomos në zonat rurale, por bashkitë vijojë të “djegin” miliona euro investime çdo vit për shkak të paaftësisë për ti përdorur ato.

Të dhëna zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 8 mujorin e vitit aktuale ishte realizuar vetëm 20.7 për qind e planit vjetor të investimeve me një shumë prej 11,9 miliardë lekës rreth 128.5 milionë eurosh nga 57,6 miliardë lekë  (620 mln euro) që është plani vjetor. Kjo do të thotë se 80 për qind e fondit ose 491 milionë euro do të shpenzohen për 4 muaj.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se diferencat mes bashkive janë të konsiderueshme, ku Kamza dhe Lezha kanë nivele relativisht të larta realizimi në krahasim me të tjerat, ndërsa bashkitë e mëdha si Tirana, Durrësi dhe ato bregdetare si Vlora dhe Himara kanë shpenzuar vetëm një pjesë të vogël të fondeve të planifikuara.

Tirana, buxhetin më të madh, por realizim vetëm 14%

Bashkia e Tiranës ka buxhetin më të madh të investimeve vendore, me rreth 16.32 miliardë lekë të planifikuara. Megjithatë, deri në gusht, shpenzimet faktike arrinin në vetëm 2.29 miliardë lekë, ose 14% të totalit. Në vlerë absolute, Tirana renditet e para për shpenzimet e realizuara, por ritmi i realizimit është ndjeshëm më i ulët se mesatarja e bashkive.

Edhe bashkitë e tjera me buxhete të mëdha paraqesin nivele të ulëta realizimi. Himara ka shpenzuar 821.6 milionë lekë nga 7.74 miliardë lekë të planifikuara, ose 10.6%. Durrësi ka realizuar 646.3 milionë lekë nga 5.17 miliardë lekë, me një normë realizimi prej 12.5%.

Në Vlorë, realizimi është edhe më i ulët, në rreth 10%, me 399 milionë lekë të shpenzuara nga afro 4 miliardë lekë të planifikuara. Ndërkohë, Shkodra ka realizuar vetëm 9.1% të buxhetit të investimeve, ndërsa Korça vetëm 6.8%.

Kamza dhe Lezha kryesojnë për investimet

Në ndryshim nga bashkitë e tjera të mëdha, Kamza ka nivelin më të lartë të realizimit mes bashkive. Nga 2.1 miliardë lekë të planifikuara, Kamza ka shpenzuar 1.36 miliardë lekë, ose 64.9% të buxhetit gjatë 8 mujorit..

Pas saj renditet Lezha, me realizim prej 51.6%, ndërsa Kuçova ka shpenzuar 50.3% të fondeve të planifikuara. Nivele relativisht të larta regjistrohen edhe në Cërrik, Malësi të Madhe, Sarandë dhe Bulqizë. Projekte të mëdha vijojnë pa shpenzime të regjistruara

Të dhënat tregojnë gjithashtu se shumë projekte investimesh, për të cilat janë parashikuar fonde në buxhet, nuk kanë regjistruar shpenzime deri në gusht.

Në Bashkinë e Tiranës, për investimet në ndërtimin e banesave sociale janë parashikuar 1.7 miliardë lekë, por realizimi i regjistruar është zero.

Po kështu, një zë për shtesën e kontratës së godinës së Teatrit të Tiranës, me buxhet rreth 445 milionë lekë, rezulton pa shpenzime të regjistruara.

Në Durrës, një zë për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale, me buxhet 511 milionë lekë, rezulton pa realizim financiar. E njëjta situatë konstatohet për rindërtimin e godinës nr. 32, me buxhet rreth 380 milionë lekë, dhe rikonstruksionin e Pallatit të Kulturës, me fond rreth 331 milionë lekë.

Në Himarë, ndërtimi i shëtitores së Borshit, LOT i, me buxhet rreth 459 milionë lekë, rezulton gjithashtu pa shpenzime të regjistruara në zërin përkatës.

Megjithatë, realizimi financiar zero nuk do të thotë domosdoshmërisht se punimet nuk kanë nisur. Ai tregon se deri në datën e raportimit nuk janë regjistruar pagesa për zërin përkatës buxhetor.

Realizimi i investimeve është një tregues i rëndësishëm i kapacitetit të administratës vendore për t’i kthyer fondet e planifikuara në projekte konkrete infrastrukturore dhe shërbime për qytetarët./Monitor

Sondazh

Poll

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah