Një automjet ka shpërthyer në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, në afërsi të Prokurorisë. Ngjarja ka shkaktuar alarm dhe kaos në zonë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë.
Sipas informacioneve paraprake, u raportua fillimisht për një viktimë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar detajet e para. Ndërkaq ka mbërritur dhe ambulanca, ndërsa efektivët po bëjnë rrethimin e zonës.
Tashmë është policia që ka dhënë versionin përfundimtar duke konfirmuar se fatmirësisht nuk ka të vdekur, por kanë mbetur të plagosur dy persona.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.
Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit
