Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Jam një e vdekur që marr frymë”, u shfaq në videot intime të Adi Hilës, rrëfehet këngëtarja Blerina Matraku: I kam paguar 10 mijë euro, ai ishte Zoti për mua

Shkruar nga Newsbomb
“Jam një e vdekur që marr frymë”, u shfaq në
Adi Hila dhe Blerina Matraku

Këngëtarja Blerina Matraku ka folur për herë të parë në emisionin “Goca dhe Gra” lidhur me situatën që e ka vendosur në qendër të vëmendjes pas publikimit të videove intime të lidhura me kompozitorin Adi Hila.

Në rrëfimin e saj, ajo u shpreh se dëshiron të tregojë versionin e vet për atë që ka ndodhur, duke këmbëngulur se situata nuk është ashtu siç është paraqitur. Gjithashtu sqaroi se mes saj dhe kompozitorit nuk ka borxhe për këngët, pasi, sipas saj, e ka paguar albumin që i kishte kërkuar të realizonte.

Matraku rrëfeu se në vitin 2007 i kishte kërkuar Hilës të realizonin një album, për të cilin pretendon se kishte paguar 10 mijë euro. Sipas saj, shuma ishte mbledhur nga puna në evente dhe dasma, si edhe nga angazhimi i saj si stjuardesë. Për të përballuar këtë investim, ajo tha se kishte marrë ndihmë edhe nga miqtë e saj.

“Ke një person të zhveshur nga çdo lloj morali dhe, edhe pse nuk e kam merituar deri në këtë pikë, duke mbajtur përgjegjësitë e mia, ke përballë vetes një person të vdekur që po frymon, e kryqëzuar. Sot jam këtu për të thënë të vërtetën time, për të mbajtur peshën që më takon dhe për të ndarë me ju një pjesë të historisë, me të cilën njerëzit mund të kuptojnë që ‘prit se ky njeri nuk është fajtor aq sa e kanë fajësuar’. Ne të gjithë bëjmë gabime, ose na ngelet një situatë në dorë që ngelem fajtor edhe nëse nuk jemi. Unë jam gati që të mos dalë asgjë tjetër dhe të mbroj vetëm timen, gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Mund të them që kompozitorin Adi Hilën e kam kërkuar me muaj me radhë për të bashkëpunuar, në sajë të profesionalizmit dhe seriozitetit që ai kishte, për emrin që kishte si kompozitor, në vitin 2007. Ai ishte njeri shumë serioz, kur u takova, me të cilin unë mund të bashkëpunoja gjatë. I kërkova një album dhe e pagova me 10 mijë euro, për të cilat unë ato lekë i kam kursyer me eventet, dasmat dhe punë si stjuardesë që bëja në atë kohë; më kanë ndihmuar edhe miq të mi, sepse ishin shumë lekë për mua. I mblodha. Nuk i kam absolutisht asnjë lloj borxhi ndaj këngëve të mia dhe as nuk më ka. Menduam që të merrnim pjesë në kompeticione të ndryshme me këto këngë. E kam të vështirë që të flas për jetën personale me të, duke qenë se bashkëpunon gjatë me një person, kemi bashkëpunuar 4 vite.

Unë e desha këtë njeri, e mbivlerësova këtë njeri dhe e hiperbolizova dhe e vendosa ndër njerëzit më të besuar, duke menduar që ishte Zoti ky, familja dhe më pas vetja ime. Krijova ndjenja dhe ishin shumë të vërteta, të pastra dhe të çiltra dhe isha gati për ta bërë këtë njeri të lumtur, të qetë, për t’i plotësuar atë pjesën që ishte i ngarkuar. Kishte ngarkesa profesionale.

Nuk mund të përmend shumë gjëra, sepse nuk dua të cenoj një familje. Në atë kohë unë e kam ditur të ndarë, në momentin që e kam marrë vesh që nuk ka qenë i tillë, unë u tërhoqa.

Ajo falje nuk ishte e plotë, këto falje të tmerrshme nuk i meriton askush, mua kjo më vë përpara përgjegjësisë së masës. Unë jam e indinjuar, nuk do ta kisha bërë atë gjë nëse e dija që do të ndodhte një shpërndarje. Nuk dija absolutisht asgjë. Unë jam e tradhtuar në këtë mes, por jo si partnere, jam e përdorur, e shitur si figurë të cilën ai e krijoi. Më rriti profesionalisht, një njeri që më fliste për seriozitetin, kujdesin. Nuk mendoja që një njeri mund të kishte papërgjegjshmëri morale për të vënë kamera sigurie në dhomat në shtëpi pa dijeninë time.

Nëse unë do ta kisha ditur që ajo aty është kamerë sigurie, do ta dija shumë mirë që një kamerë sigurie mund të monitorohet nga diku tjetër. Unë e dija sistem alarmi. Nuk e dija që aty kishte kamerë sigurie. Meqë ka pasur vjedhje asokohe”, u shpreh ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese