Një automjet ka shpërthyer në ecje në bulevardin e lagjes 18 shtatori në Gjirokastër.
Mjeti ka shpërthyer përpara gjykatës dhe ka ndaluar përpara drejtorisë së policisë.
Pronari i automjetit është 70-vjeçari Ilo Shkurti.
Policia bën me dije se nga shpërthimi janë plagosur dy persona, që janë transportuar me urgjencë në spital.
Për momentin nuk dihen arsyet e shpërthimit.














