Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthimi që tronditi Gjirokastrën, policia del me NJOFTIM: Benzi u bë “copash” në lëvizje, dy persona në spital

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi që tronditi Gjirokastrën, policia del me NJOFTIM:
Foto e automjetit të shpërthyer

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, duke sqaruar se nga ngjarja nuk ka viktima, ndryshe nga informacionet paraprake që qarkulluan fillimisht.

Sipas uniformave blu, rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, një automjet tip “Benz” ka shpërthyer në lëvizje. Mjeti ishte në pronësi të shtetasit me inicialet B.D.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar pronari i automjetit, B.D., dhe shtetasi R.M. Të dy janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të shpërthimit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese