• Kontakt
Saturday, October 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia heq pjesërisht ndalimin e eksporteve të naftës pas marrëveshjes Trump-Putin

22:46 : 10/10/2026
në BOTA

Rusia ka njoftuar heqjen e pjesshme të ndalimit për eksportin e naftës dizel, pas marrëveshjes së arritur mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, për furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me karburant.

Zëvendëskryeministri rus, Aleksandër Novak, deklaroi se nivelet aktuale të prodhimit mundësojnë përmbushjen e kërkesës së brendshme, si dhe eksportimin e sasive të parashikuara në tregjet ndërkombëtare.

“Vëllimet e prodhimit janë të mjaftueshme për të përmbushur plotësisht kërkesën e brendshme dhe për të realizuar eksportet drejt tregut ndërkombëtar në sasitë e parashikuara”, thuhet në deklaratën e Novakut.

Ndërkohë, Kirill Dmitriev, përfaqësues i Rusisë, vlerësoi bashkëpunimin mes Moskës dhe Uashingtonit në sektorin e energjisë dhe të naftës dizel.

Lexo edhe:

“Moment historik”, Rusia reagon pas deklaratës së Trump se Ukraina ka nevojë për një president të ri

Trump kërkon zgjedhje në Ukrainë: Duhet një udhëheqës i ri

“Bashkëpunimi Rusi-SHBA në fushën e naftës dizel dhe energjisë do t’i sjellë përfitime botës”, shkroi ai në platformën X.

Trump njofton furnizimin me miliona tonë naftë dizel ruse
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kishte arritur një marrëveshje me Putinin për furnizimin e menjëhershëm dhe gradual të tregut amerikan dhe atij ndërkombëtar me miliona tonë naftë dizel ruse.

Sipas shifrave të bëra publike nga Trump, Rusia ka rënë dakord të furnizojë fillimisht tregjet me më shumë se 300 mijë tonë naftë dizel. Ndërkohë, 500 mijë tonë të tjerë parashikohet të dorëzohen gjatë muajit nëntor.

Më pas, sipas presidentit amerikan, pritet një sasi shtesë prej një milion tonësh, pa u përcaktuar një afat i saktë për dorëzimin. Ai pretendoi gjithashtu se Rusia është zotuar të furnizojë edhe tre milionë tonë të tjerë brenda një periudhe të shkurtër, në varësi të gjendjes së rafinerive ruse.

Nëse realizohen të gjitha sasitë e përmendura nga Trump, furnizimet do të kalojnë gjithsej 4.8 milionë tonë naftë dizel.

Trump e lidhi marrëveshjen me përpjekjet për uljen e kostos së energjisë, duke vënë në dukje ndikimin e çmimeve të larta të naftës dizel te bujqësia dhe transporti.

Trump premton ulje të çmimeve të karburanteve
Presidenti amerikan pretendoi se marrëveshja për energjinë ruse, së bashku me atë që ai e përshkroi si kontroll të plotë amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit, do të sjellë ulje të shpejtë të çmimeve të naftës dizel në SHBA dhe në tregjet botërore.

“Falë kontrollit tonë të PLOTË mbi Ngushticën e Hormuzit dhe këtij njoftimi të rëndësishëm për energjinë ruse, çmimet e naftës dizel për amerikanët dhe, në fakt, për të gjithë botën, do të ULET NË NIVELE REKORD DHE SHPEJT!”, shkroi Trump.

Ai theksoi se ulja e çmimeve të karburanteve është një nga përparësitë e administratës së tij, veçanërisht për fermerët, blegtorët dhe drejtuesit e kamionëve, aktivitetet e të cilëve varen drejtpërdrejt nga kostoja e karburantit.

Trump përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij kundër pajisjes së Iranit me armë bërthamore.

“Për më tepër, duhet të kuptohet se Irani nuk do të ketë armë bërthamore!”, deklaroi presidenti amerikan.

Çmimi i naftës dizel në SHBA është rritur ndjeshëm
Njoftimi për marrëveshjen me Rusinë vjen në një periudhë presioni të fortë mbi tregun amerikan të karburanteve.

Sipas Reuters, çmimi i naftës dizel në SHBA është rritur me rreth 70% që nga fillimi i luftës me Iranin, duke arritur në 6,28 dollarë për galon.

Administrata amerikane po kërkon mënyra për të ulur kostot e energjisë, ndërsa afrohen zgjedhjet e mesmandatit, të planifikuara për më 3 nëntor.

Marrëveshja me Moskën shënon një zhvillim të rëndësishëm në bashkëpunimin energjetik mes dy vendeve, në një kohë kur Uashingtoni po përpiqet të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve.

Etiketa: naftePutinRusiTrump

Lajme të lidhura

BOTA

“Moment historik”, Rusia reagon pas deklaratës së Trump se Ukraina ka nevojë për një president të ri

21:39 : 10/10/2026
BOTA

Trump kërkon zgjedhje në Ukrainë: Duhet një udhëheqës i ri

21:34 : 10/10/2026
BOTA

Shpërthen supertankeri me naftë në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se ra në kontakt me një minë detare

20:23 : 10/10/2026
BOTA

Pse Trump po i drejtohet Rusisë për naftë pavarësisht sanksioneve?

18:28 : 10/10/2026
BOTA

Nafta në qendër të paktit Trump-Putin, goditet terminali në Rostov

17:19 : 10/10/2026
BOTA

Trump njoftoi marrëveshjen për naftën ruse, reagon Zelensky

09:02 : 10/10/2026

TË GJITHA

Rusia heq pjesërisht ndalimin e eksporteve të naftës pas marrëveshjes Trump-Putin

22:46 : 10/10/2026

“Kisha ndjenja të pastra, ai ishte Zoti për mua”/ Blerina Matraku pas videove me Adi Hilën: Jam tradhtuar dhe shitur

22:27 : 10/10/2026

Shpërthen në ecje një automjet para Drejtorisë së Policisë në Gjirokastër

22:20 : 10/10/2026

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

21:57 : 10/10/2026

Studentët njoftojnë protestë kombëtare më 13 tetor para Ministrisë së Arsimit

21:50 : 10/10/2026

“Moment historik”, Rusia reagon pas deklaratës së Trump se Ukraina ka nevojë për një president të ri

21:39 : 10/10/2026

Trump kërkon zgjedhje në Ukrainë: Duhet një udhëheqës i ri

21:34 : 10/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com