133 ditë protesta kundër qeverisë/ Protestuesit thirrje në kor: Arrestoni Ramën
Protesta zhvendoset te Komisariati nr.3: Polici këtu na ke, ti mbron kriminelë e jo ne 10 Tetor, 20:55 "Poshtë ...
Protesta zhvendoset te Komisariati nr.3: Polici këtu na ke, ti mbron kriminelë e jo ne 10 Tetor, 20:55 "Poshtë ...
Turi ballkanik/ Nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë tek deputetët e opozitës dhe ligjvënësja e pava...
Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda Partisë...
"Votova pro territoriales që mos të ikja nga PS"/ Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një pla...
Nevojitet një rishikim themelor, i mbështetur mbi tri shtylla: një Kushtetutë të re, një ligj të ri për partitë politike dhe një Kod të ri Zgjedhor. Jo si tri reforma të shkëputura, por si pjesë të së njëjtës arkitekturë të një demokracie moderne.

Nuk mjafton të ndryshojmë herë pas here një nen të Kushtetutës, një dispozitë të ligjit për partitë politike apo një rregull të Kodit Zgjedhor. Nëse problemi qëndron në mënyrën se si është ndërtuar marrëdhënia midis qytetarit, partive, zgjedhjeve dhe pushtetit, atëherë arnimi i sistemit nuk është zgjidhje.
Nevojitet një rishikim themelor, i mbështetur mbi tri shtylla: një Kushtetutë të re, një ligj të ri për partitë politike dhe një Kod të ri Zgjedhor. Jo si tri reforma të shkëputura, por si pjesë të së njëjtës arkitekturë të një demokracie moderne.
Problemi nis kur të drejtat politike kufizohen që në Kushtetutë. Pastaj ato mund të zvogëlohen në ligjin për partitë politike dhe të ngushtohen akoma më shumë në Kodin dhe ligjet zgjedhore. Kështu krijohet një hendek midis të drejtës së shpallur dhe mundësisë reale për ta ushtruar atë. Qytetari mund të jetë sovran në parim, por të ketë gjithnjë e më pak mjete për ta ushtruar këtë sovranitet në praktikë.
Prandaj rendi është thelbësor: Kushtetuta përcakton kufijtë e pushtetit dhe garancitë themelore; ligji për partitë përcakton rregullat e organizimit dhe konkurrencës politike; Kodi Zgjedhor përcakton mënyrën se si vullneti i qytetarit kthehet në përfaqësim. Nëse këto tri hallka nuk ndërtohen mbi të njëjtin parim, mund të kemi zgjedhje pa pasur përfaqësim real.
Kushtetuta duhet të jetë mbi pushtetin, jo instrument i tij. Ajo duhet të përcaktojë jo vetëm se çfarë mund të bëjë një shumicë, por edhe çfarë nuk mund të prekë. Të drejtat themelore, ndarja e pushteteve, pluralizmi, zgjedhjet e lira, pavarësia e institucioneve dhe mekanizmat e kontrollit duhet të kenë mbrojtje të veçantë.
Asnjë shumicë e përkohshme nuk duhet të mund të ndryshojë rregullat themelore të lojës për t’i shërbyer vetes.
Këtu hyn edhe kufizimi i mandateve. Pushteti demokratik nuk duhet të kthehet në qëndrim të pakufizuar në politikë. Kufizimi i mandateve për funksionet më të larta publike mund të shërbejë si mekanizëm kundër përqendrimit dhe personalizimit të pushtetit. Demokracia duhet të jetë në gjendje të prodhojë rotacion jo vetëm midis partive, por edhe brenda institucioneve politike.
Mandati duhet të kuptohet si delegim i përkohshëm i pushtetit, jo si pronësi mbi të. Qytetari nuk jep një çek të bardhë. Përfaqësuesi autorizohet të qeverisë brenda Kushtetutës dhe ligjit dhe mbetet përgjegjës për mënyrën se si e ushtron këtë mandat.
Prandaj nevojiten mekanizma realë kontrolli: ndarje dhe balancim të pushteteve, transparencë, përgjegjshmëri institucionale, referendum dhe iniciativa qytetare aty ku duhet, si dhe institucione që nuk varen plotësisht nga shumica politike e radhës. Ndarja formale e pushteteve nuk mjafton nëse një qendër politike mund të ndikojë mbi të gjitha hallkat e shtetit.
Shtylla e dytë është ligji i ri për partitë politike. Partitë janë të domosdoshme për demokracinë përfaqësuese, por nuk mund të bëhen pronare të saj. Një parti që kërkon të qeverisë një shtet demokratik duhet të respektojë rregulla demokratike edhe brenda vetes. Zgjedhja e drejtuesve, përzgjedhja e kandidatëve, financimi, transparenca dhe vendimmarrja duhet të kenë rregulla që pengojnë përqendrimin e pakufizuar të pushtetit te një individ apo grup i ngushtë. Partia duhet të jetë instrument i përfaqësimit, jo pronare e përfaqësimit.
Shtylla e tretë është Kodi i ri Zgjedhor. Ai duhet të garantojë konkurrencë reale, barazi politike, transparencë dhe peshë reale të votës. Qytetari nuk duhet të votojë vetëm për të përcaktuar se cila strukturë do të kontrollojë pushtetin. Duhet të ketë mundësi reale të zgjedhë përfaqësuesit e tij dhe të ndikojë në mënyrën se si formohet përfaqësimi.
Këtu shfaqet edhe rreziku i rrokadës politike. Kur konkurrenca ngushtohet dhe sistemi dominohet për periudha të gjata nga dy qendra politike, rotacioni mund të reduktohet në ndërrim të kontrollit të pushtetit, pa ndryshuar mekanizmin që e prodhon atë. Ndryshojnë pozicionet, qeveritë dhe aleancat, ndërsa rregullat mbeten të njëjta.
Ndryshimi i qeverisë nuk është domosdoshmërisht ndryshim i sistemit. Demokracia nuk duhet të jetë një radhë rrokadash politike, ku të njëjtët mekanizma thjesht ndërrojnë vendet. Ajo duhet të krijojë mundësi reale për konkurrencë, rotacion dhe kontroll të pushtetit.
Prandaj këto tri shtylla duhet të jenë të mbrojtura në thelbin e tyre. Jo në kuptimin se nuk mund të përmirësohen, por se nuk duhet të mund të ndryshohen nga një shumicë e përkohshme vetëm për të forcuar pushtetin e vet. Procedurat mund të përmirësohen; parimet themelore nuk duhet të zhbëhen.
Kushtetuta duhet të mbrojë kufijtë e pushtetit. Ligji për partitë duhet të mbrojë demokracinë e konkurrencës politike. Kodi Zgjedhor duhet të mbrojë integritetin e votës dhe përfaqësimit. Kufizimi i mandateve duhet të mbrojë sistemin nga personalizimi dhe përqendrimi i gjatë i pushtetit.
Këto nuk janë thjesht ndryshime teknike. Janë garanci që shteti të mos bëhet pronë e shumicës së radhës, e një partie apo e një lideri. Një demokraci moderne nuk matet vetëm me faktin se zhvillon zgjedhje. Ajo matet me mundësinë reale për të zgjedhur, për të konkurruar, për të kontrolluar dhe për të ndryshuar pushtetin sipas rregullave të njëjta për të gjithë.
Prandaj pyetja nuk duhet të jetë vetëm kush do të qeverisë nesër, por çfarë sistemi do të mbetet kur të ndryshojë qeveria. Nëse sistemi garanton një Kushtetutë që kufizon pushtetin, parti që funksionojnë mbi rregulla demokratike, zgjedhje që prodhojnë përfaqësim real dhe mandate që nuk shndërrohen në qëndrime të përhershme në pushtet, atëherë kemi themelet e një demokracie moderne.
Jo rrokadë tribush. Jo pushtet personal. Jo rregulla që ndryshojnë sipas atij që qeveris. Por tri shtylla të qëndrueshme: Kushtetutë, parti politike dhe zgjedhje të ndërtuara mbi kufizimin e pushtetit. Shteti nuk behet me amatore entuziast, apo me shtetare qe rrenojne shtetin per pushtetin.
Në Shqipëri, duket se gjithçka mund të kthehet në para: pushteti, fama, trupi, marrëdhëniet dhe madje edhe turpi. Mjafton...
Auron Janku Kur pushtetet harrojnë se shteti nuk është pronë e askujt Ka një moment kur një konflikt për para pushon s&...
Agim Nesho Korrupsioni ka kohë që e ka shkatërruar shtetin, hequr shpresën dhe larguar shqiptarët në masë. Deri te rasti...
Auron Janku Ka ligje që mbrojnë qytetarin nga pushteti dhe ligje që i japin pushtetit më shumë mjete për ta mbrojtur qytetari...
Meri Lika Fillimisht po e sqaroj lexuesin për opinionin që jep një auditues kur auditon pasqyrat financiare të një shoqërie. ...
Enton Abilekaj Që nga kanabizimi i organizuar prej qeverisë në vitin 2016, dhjetra skandale të mëdha kanë ndodhur, qindr...
Auron Janku Çfarë ndodh me një vend kur ata që fituan luftën nuk dinë të largohen nga pushteti?Lufta ka një fund....
Edi Rama Ekziston një paradoks politik që Europa vazhdon ta vëzhgojë me njëfarë tolerance. Shqipëria është qev...
Irena Beqiraj Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë. Qeveria vazhdon të na sigurojnë se ekonomia po ecën mjaf...
Zgjedhjet parlamentare të Rusisë ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për një raund të ri në luftën e ...