Automjeti i aksidentuar
Beqir Devolli dhe Rigers Mela janë dy personat që mbetën të plagosur nga shpërthimi i automjetit mbrëmjen e sotme në bulevardin “18 Shtatori”, pranë Prokurorisë së Gjirokastrës.
Ata po udhëtonin me automjetin tip “Benz” kur një shpërthim i fuqishëm ndodhi në lëvizje, duke bërë që mjeti të devijonte drejt trafikndarëses.
Automjeti pësoi dëmtime të rënda, ndërsa, sipas raportimeve mediatike, Beqir Devolli, i cili drejtonte makinën, ka pësuar dëmtime të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.
Sondazh
Poll

