Atentati me tritol ndaj Melës në Gjirokastër, humb jetën shoferi Devolli

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.10.2026, 07:51

Ka ndërruar jetë Beqir Devolli, drejtuesi dhe pronari i automjetit tip “Mercedes-Benz”, që shpërtheu nga tritoli të shtunën pranë Drejtorisë së Policisë në Gjirokastër. Ai humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së dielës, teksa transportohej me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në automjet ndodhej edhe Rigers Mela, i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet paraprake janë se shënjestra e atentatit ishte Rigers Mela, pasi rreth një vit më parë atij iu dogj një automjet tip “Range Rover” në zonën e Dunavatit, në Gjirokastër. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit