Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rrugët e Vlorës të përmbytura, hidrovori i qytetit ende në rikonstruksion (SITUATA-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Rrugët e Vlorës të përmbytura, hidrovori i qytetit ende
Foto nga Vlora

Qyteti i Vlorës nuk gjen qetësi. Sapo të fillojnë shirat, fillojnë edhe përmbytjet. Reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e djeshme por edhe gjatë natës kanë sjellë përmbytje në shumë rrugë të qytetit.

Është vështirësuar maksimalisht lëvizja e mjeteve, për këmbësorët nuk mendohej të shfrytëzonin trotuaret. Ndërkohë që vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e hidrovorit të qytetit çka e bën situatën me përmbytjet Akoma dhe më alarmante.

Edhe pse rrjeti i kanalizimeve në qytet mendohet se ka marrë më shumë fonde me rikonstruksionin sidomos në zonën e Lungomares, sërish problematikë mbetet evakuimi dhe tërheqja e ujit, që në disa zona nuk largohet me shpejtësinë që duhet. Që prej shumë vitesh rrugët e qytetit përballen me të njëjtën situatë në rast shiu, e po njëlloj qytetarë e media ngrenë zërin, por deri tani nuk ka pasur zgjidhje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese