Gjirokastër/ Humb jetën Beqir Devolli, 47 vjeç, pas shpërthimit të Benzit

Gjirokastër/ Humb jetën Beqir Devolli, 47 vjeç, pas shpërthimit të Benzit

08:01, 11/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

 

Ka humbur jetën Beqir Devolli, 47 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Benz” që shpërtheu në ecje mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër.

Devolli mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i automjetit në bulevardin “18 Shtatori”, përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, rreth orës 22:00. Ai humbi jetën gjatë transportimit drejt Tiranës.

Ndërkohë, pasagjeri, shtetasi Erigers Mela., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia sqaron se në informacionin paraprak ai ishte identifikuar me inicialet R. M.

Dyshimet paraprake janë se shpërthimi i automjetit mund të jetë shkaktuar nga lënda plasëse. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

LEXO EDHE: Gjirokastër/ Makina shpërtheu në ecje, shoferi e pasagjeri në gjëndje të rëndë

 

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shpërthimin e një automjeti tip “Benz” në lëvizje, që dyshohet se është shkaktuar nga lëndë plasëse, me pasojë dëmtimin e drejtuesit dhe pasagjerit, ju informojmë se drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës.

Pasagjeri, shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në informacionin paraprak, ai ishte identifikuar me inicialet R. M.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco