• Kontakt
Sunday, October 11, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tritol ‘Benz’-it në Gjirokastër, një i vdekur dhe një i plagosur. Kush ishte shënjestra e atentatit? (Pamjet)

08:51 : 11/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një shpërthim me lëndë plasëse tritol ka tronditur Gjirokastrën mbrëmjen e kaluar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në bulevardin  “18 Shtatori” në qendër të qytetit, ndërsa Beqir Devolli 45-vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Benz” që u hodh në erë, ka ndërruar jetë në ambulancë, gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas policisë nga shpërthimi mbeti i plagosur edhe Erigers Mela 26 vjeç i cili, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Viktima Beqir Devolli

Detajet e publikuara tregojnë se shpërthimi ndodhi pranë Gjykatës së Gjirokastrës dhe Komisariatit të Policisë.

Pas shpërthimit, automjeti humbi kontrollin, vijoi lëvizjen dhe përfundoi mbi trafikndarësen, përpara Drejtorisë Vendore të Policisë.

Lexo edhe:

Atentati me eksploziv në Gjirokastër, Policia: 45 vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

FOTO/ Ndërroi jetë pas atentatit me tritol, ky është 48-vjeçari Beqir Devolli

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të konsiderueshme në automjet, ndërsa shpërthimi u dëgjua në një pjesë të madhe të qytetit.

Shfletuesi juaj nuk e suporton kete video.

Fillimisht, hetuesit shqyrtuan edhe mundësinë e një shpërthimi nga impianti i gazit.

Por raportimet e mëvonshme treguan se automjeti përdorte naftë, ndërsa dyshimet u përqendruan te vendosja e një sasie lënde plasëse.

Burime jozyrtare të policisë, të cituara nga mediat, raportuan se lënda plasëse dyshohet të ketë qenë tritol.

Një nga pistat që po shqyrtojnë hetuesit është aktivizimi i saj në distancë, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për mekanizmin e shpërthimit apo sasinë e eksplozivit.

Një detaj tjetër që merr rëndësi për hetimin është një ngjarje e mëparshme, ku përfshihej Rigels Mela.

Në prill të vitit 2025, automjeti i tij tip “Range Rover” u përfshi nga flakët ndërsa qëndronte i parkuar në lagjen Dunavat të Gjirokastrës. Banorët e zonës njoftuan autoritetet pasi konstatuan zjarrin, ndërsa nga ngjarja nuk pati persona të lënduar.

Ndërkohë viktima Beqir Devolli,  njihej edhe me nofkën “Çilo hundëderri.” Sipas informacioneve të para, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi, por në policinë e Gjirokastrës nuk rezulton asnjë dosje për të.

Në njoftimin e parë, Policia e Gjirokastrës deklaroi:

“Rreth orës 22:00, në bulevardin ‘18 Shtatori’, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje. Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit”.

Hetuesit duhet të përcaktojnë nëse autorët synonin Beqir Devollin, në pronësi të të cilit ishte automjeti, apo Rigels Melën, emri i të cilit lidhet edhe me incidentin e vitit 2025.

Etiketa: atentatbeqir devolliGjirokastertritol

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati me eksploziv në Gjirokastër, Policia: 45 vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

09:15 : 11/10/2026
Viktima Beqir Devolli
AKTUALITET

FOTO/ Ndërroi jetë pas atentatit me tritol, ky është 48-vjeçari Beqir Devolli

08:26 : 11/10/2026
AKTUALITET

Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën një prej të plagosurve

08:08 : 11/10/2026
AKTUALITET

Shpërthimi i makinës në Gjirokastër, reagon policia: Dy persona të plagosur

22:59 : 10/10/2026
AKTUALITET

Shpërthen në ecje një automjet para Drejtorisë së Policisë në Gjirokastër

22:20 : 10/10/2026
AKTUALITET

Vrasja do kryhej në mëngjes, objektivi u prishi planet/ Detajet e atentatit të dështuar në Lezhë

19:00 : 10/10/2026
Para

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, vështirësi në qarkullim

TË GJITHA

“A je rahat pa mu”/ Një vit pas vdekjes, publikohet kënga e Shpat Kasapit! Selvije Jao zbulon historinë prekëse

11:35 : 11/10/2026

BE dënon sulmin vdekjeprurës në aeroportin e Riadit, Von der Leyen: Spirale dhune e orkestruar nga Irani

11:20 : 11/10/2026

Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit në Durrës

11:04 : 11/10/2026

U kap duke transportuar një pistoletë me qëllim trafikimin, arrestohet i riu në Kamëz (Emri)

10:51 : 11/10/2026

Huthët sulmojnë aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite, 12 viktima dhe 309 të plagosur!

10:38 : 11/10/2026

Lokal i kthyer në pikë lojërash fati, një 47-vjeçar në pranga, shpallet në kërkim pronari

10:20 : 11/10/2026

KLSH zbulon shkelje në 29 nga 30 kontratat e Bujqësisë, 18.7 milionë lekë për punime të pakryera

10:08 : 11/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com