Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E diela sjell mot të paqëndrueshëm në vend, shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe breshër

Shkruar nga Newsbomb
E diela sjell mot të paqëndrueshëm në vend, shtrëngata,
Foto ilustruese

Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e intervale kthjellimesh.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, në jugperëndim e veriperëndim reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Gjatë ditës reshjet mbeten prezente me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim e jugperëndim hera – herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegull e dendur lokale / mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore era do të fitojë shpejtësi deri në 16m/s Valëzim në det të forcës 3-4 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese