Ndodh për herë të parë këtë sezon, Murinjo merr vendimin drastik pas fitores së Realit

Ndodh për herë të parë këtë sezon, Murinjo merr vendimin drastik pas fitores së Realit

09:21, 11/10/2026

Real Madrid e mposhti Vijarealin me rezultatin 1-0. Sfida e La Liga-s u vendos nga goli i Diomande në pjesën e dytë, ndërsa Reali duhet të luante me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Vinicius në minutën e 72-të.

Trajneri Zhoze Murinjo mori vendimin drastik, për të bojkotuar për herë të parë konferencën për shtyp pas rikthimit te Reali. Portugezi i komunikoi klubit se kjo është më e mira, për të shmangur një pezullim të mundshëm pas asaj që mund të shprehë dhe me sfidën “El Clasico” që është dy javë larg.

Plot 30 gazetarë ishin të pranishëm në konferencë duke pritur daljen e Murinjos. Zhgënjimi ishte i madh, duke qenë se ishte treguar korrekt me daljet e tij deri tani.

Te Reali kishin sërish pakënaqësi për gjykimin. Goli i Vinicius u anulua në pjesën e dytë pasi kapi lojtarin e Vijarealit nga flokët, teksa u ndëshkua edhe me karton të kuq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco