MAGAZINË /

"Ishte zoti për mua, për albumin kam paguar 10 mijë euro", Blerina Matraku jep versionin e saj pas publikimit të videove intime me Adi Hilën

Këngëtarja zbuloi se bashkëpunimi i tyre kishte zgjatur rreth katër vjet dhe se gjatë kësaj periudhe ajo kishte krijuar edhe ndjenja personale për kompozitorin

Shkruar nga Versus

"Ishte zoti për mua, për albumin kam paguar 10 mijë

Këngëtarja Blerina Matraku ka thyer heshtjen lidhur me videot intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila, duke rrëfyer për herë të parë publikisht versionin e saj mbi marrëdhënien profesionale dhe personale me të.

Matraku deklaroi se situata nuk është ashtu siç është paraqitur dhe se dëshiron të tregojë të vërtetën e saj, duke pranuar edhe përgjegjësitë që i takojnë.

Ajo tregoi se bashkëpunimi me Adi Hilën nisi në vitin 2007, kur i kërkoi të realizonin një album muzikor. Sipas këngëtares, ajo pagoi 10 mijë euro për projektin, para që i kishte mbledhur nga puna në dasma, evente dhe angazhimi si stjuardesë, me ndihmën edhe të miqve të saj.

Matraku theksoi se mes tyre nuk ka detyrime financiare për këngët e realizuara.

“E kërkova me muaj me radhë për të bashkëpunuar, për shkak të profesionalizmit dhe seriozitetit që kishte. I kërkova një album dhe e pagova me 10 mijë euro. I kisha kursyer ato para nga eventet, dasmat dhe puna si stjuardesë. Nuk i kam absolutisht asnjë lloj borxhi për këngët e mia dhe as ai nuk më ka borxh”, u shpreh ajo.

Këngëtarja zbuloi se bashkëpunimi i tyre kishte zgjatur rreth katër vjet dhe se gjatë kësaj periudhe ajo kishte krijuar edhe ndjenja personale për kompozitorin.

“Unë e desha këtë njeri, e mbivlerësova dhe e vendosa ndër njerëzit më të besuar”, rrëfeu Matraku, duke shtuar se ndjenjat e saj kishin qenë të sinqerta.

Ajo deklaroi se ishte tërhequr pasi kishte mësuar rreth rrethanave personale të Hilës, të cilat, sipas saj, nuk përputheshin me atë që kishte besuar më parë.

Duke folur për videot intime, Matraku pretendoi se nuk kishte pasur dijeni për praninë e kamerave të sigurisë në ambientet ku qëndronte. Sipas saj, ajo mendonte se bëhej fjalë për një sistem alarmi, të vendosur pas disa rasteve të vjedhjeve.

“Unë jam e tradhtuar në këtë mes, por jo si partnere. Jam e përdorur, e shitur si figurë të cilën ai e krijoi”, deklaroi këngëtarja, duke shtuar se nuk do ta kishte pranuar një situatë të tillë nëse do ta dinte se pamjet do të shpërndaheshin.

Matraku theksoi se ka vendosur të flasë publikisht për të dhënë versionin e saj mbi ngjarjen dhe për të sqaruar rrethanat e marrëdhënies me kompozitorin./Versus.al

 

Poll