LIVE UPDATES
Bota

Pas një serie sulmesh me thikë, alarm në shkollat e Polonisë

Të dy u lënduan gjatë ndërhyrjes. Autori nuk ishte i panjohur. Ai vinte nga i njëjti fshat dhe vetëm në qershor kishte përfunduar shkollën fillore.

11 Tetor 2026, 09:45 Nga E.d
Pas një serie sulmesh me thikë, alarm në shkollat e Polonisë
Foto ilustruse

Një shkollë fillore në qendër të Polonisë u shndërrua të enjten (08.10.2026) në skenën e një krimi të tmerrshëm. Në fshatin Leszczydół-Nowiny, në verilindje të Varshavës, pak pas orës nëntë të mëngjesit, një 15-vjeçar hyri në ndërtesën e shkollës dhe e goditi me thikë në qafë kujdestaren e shkollës. Gruaja 37-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vdiq në vendngjarje pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë.

Drejtori i shkollës, me ndihmën e një mësueseje, arriti ta ndalë sulmuesin. Të dy u lënduan gjatë ndërhyrjes. Autori nuk ishte i panjohur. Ai vinte nga i njëjti fshat dhe vetëm në qershor kishte përfunduar shkollën fillore.

Pak pas sulmit u bë e ditur se 15-vjeçari mbante një helmetë me kamerë, me të cilën mund ta filmonte sulmin. Ai u arrestua në ambientet e shkollës dhe u dërgua në një komisariat policie. Sipas raportimeve, ai kishte me vete tre thika.

Të mërkurën ndodhi një tjetër sulm me thikë në një shkollë profesionale në qytetin Ostrołęka, në verilindje të vendit. Një 19-vjeçar plagosi nëntë persona me një "objekt të mprehtë” - mediat raportuan se bëhej fjalë për një hanxhar. Mes të plagosurve ishin mësues, nxënës dhe, gjatë arratisjes së tij nga shkolla, edhe dy kalimtarë. Në çantën e shpinës ai kishte një bombë artizanale, që nuk shpërtheu. Pas sulmit, autori tentoi t'i shkaktonte lëndime vetes. Policia e arrestoi pak më vonë në periferi të qytetit. 

Po atë ditë, në Sierpc të Polonisë qendrore, u arrestua një 17-vjeçar. Ai dyshohet se po planifikonte një sulm në shkollën e tij. Pasi kishte paralajmëruar më parë se do t'u "bënte diçka të keqe” të tjerëve, shokët e klasës njoftuan mësuesin, i cili më pas lajmëroi policinë. Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan dy thika. Në internet ai kishte kërkuar informacione se si kryhet një sulm në shkollë.

Kryeministri Tusk reagon ndaj "serisë së zezë”

"Seria e zezë”, siç e quajti gazeta Rzeczpospolita, bëri që të enjten të reagonte edhe kryeministri polak Donald Tusk. Në një konferencë të thirrur me urgjencë, ku morën pjesë shefi i policisë Marek Boron, ministri i Brendshëm Marcin Kierwiński dhe ministri i Digjitalizimit Krzysztof Gawkowski, kryeministri lavdëroi guximin dhe heroizmin e mësuesve dhe njoftoi masa më të rrepta sigurie.

Nga tani e tutje, policia jo vetëm që do të forcojë praninë e saj përreth shkollave, por do të kryejë patrullime edhe brenda ambienteve shkollore të paktën një herë në ditë.

"Kjo është një shenjë paralajmëruese. Deri tani, Polonia ka qenë një vend shumë i sigurt sa i përket rrezikut të sulmeve terroriste në shkolla. Me shqetësim të madh kemi ndjekur dramat që ndodhnin në shkollat e vendeve të tjera, veçanërisht në Amerikë”, tha Tusk.

"Për herë të parë kemi të bëjmë me një vrasës të mitur që mbante një helmetë me kamerë. Ai kishte planifikuar ta filmonte sulmin e tij me thikë”, shtoi kryeministri.

Ai paralajmëroi për rrezikun e imituesve, të cilët mund të nxiten nga vala e dhunës që qarkullon në internet për të kryer sulme të tjera.

Sipas policisë polake, në rastin e sulmit të së enjtes nuk mund të përjashtohet mundësia që motivi të ketë qenë një e ashtuquajtur "challenge” (sfidë), megjithëse deri tani nuk ka prova që lidhin drejtpërdrejt incidentet mes tyre. Në këto të ashtuquajtura "challenge”- "sfidë”, të rinjtë i vendosin vetes detyra përmes platformave sociale si TikTok, YouTube ose Instagram dhe më pas dokumentojnë në internet realizimin e tyre. 

Siç theksoi Tusk, qeveria aktualisht nuk ka instrumente për të hequr me shpejtësi nga interneti përmbajtje që përbëjnë vepra penale, si nxitja e dhunës, trafikimi i qenieve njerëzore apo gjuha e urrejtjes. Presidenti Karol Nawrocki kishte bllokuar në janar 2026, me anë të vetos, një ligj përkatës. Ai e arsyetoi vendimin e tij me nevojën për të mbrojtur lirinë e shprehjes. Vetoja e Nawrockit ka penguar gjithashtu zbatimin në Poloni të Aktit të Bashkimit Evropian për Shërbimet Digjitale (Digital Services Act - DSA). 

E premte e përgjakshme?

Sipas gazetës së përditshme Rzeczpospolita, në rrjetet sociale kanë qarkulluar informacione për një "të premte të përgjakshme”. Ky ditë thuhej se do të ishte kulmi i disa sfidave të supozuara (challenges) mes të rinjve të përfshirë.

Një nxënëse 18-vjeçare me emrin Nikola i tha televizionit Polsat News të enjten se të rinjtë e përfshirë në aktet e dhunës kishin bashkëpunuar në një grup të mbyllur në Facebook. "Ka zëra se nesër pritet të ketë një kulm të ngjarjeve”, tha ajo. Vëllai i saj ndjek shkollën në Leszczydół-Nowiny, ku në mëngjes ndodhi sulmi me thikë. "Në këtë moment po i verifikojmë të gjitha informacionet”, deklaroi lidhur me këto raportime zëdhënësja e policisë polake, Katarzyna Kucharska.

Frika nga imituesit e sulmeve

Për shkak të frikës nga imituesit e mundshëm, të premten të gjitha shkollat fillore në komunën Wyszków, ku bën pjesë edhe fshati Leszczydół-Nowiny, duhej të qëndronin të mbyllura. Edhe në disa rajone të tjera të Polonisë qendrore mësimi u ndërpre.

Ministri i Digjitalizimit, Krzysztof Gawkowski, u përpoq të premten në mëngjes të qetësonte qytetarët. "Nuk ekziston asnjë sfidë mbarëkombëtare në Poloni. Kjo është dezinformatë”, deklaroi ai për televizionin TVN.

Pas sulmeve të fundit me thikë, policia polake ka kontrolluar 10.000 shkolla dhe institucione arsimore. Në lidhje me kërcënimet e shpërndara në internet, janë arrestuar 10 persona, mes tyre tre të mitur të moshës 13 deri në 15 vjeç, të cilët në rrjetet sociale kishin bërë thirrje për vrasjen e personave të tjerë, njoftoi Agjencia Polake e Lajmeve PAP.

Në një intervistë në muajin maj për gazetën Rzeczpospolita, drejtori i Shërbimit të Sigurisë së Brendshme të Polonisë (ABW), Rafał Syrysko, kishte paralajmëruar për radikalizimin në rritje të të rinjve. "Radikalizimi i të rinjve ndodh kryesisht përmes internetit, përmes platformave sociale, forumeve ose hapësirave të lidhura me botën e lojërave elektronike, ku anonimiteti është shumë i madh. Shërbimet e sigurisë nuk janë në gjendje ta kontrollojnë të gjithë internetin”, kishte deklaruar Syrysko. Koalicioni qeveritar e shfrytëzoi debatin për sigurinë në shkolla për ta sjellë sërish në votim në parlament ligjin për sigurinë digjitale. Të enjten në mbrëmje, Sejmi (parlamenti polak) e miratoi me shumicë të madhe ligjin, i cili mundëson fshirjen e shpejtë të përmbajtjeve kriminale në internet. Mbetet e paqartë nëse presidenti Karol Nawrocki do ta nënshkruajë këtë herë ligjin.

Polonia deri më tani konsiderohej një vend i sigurt krahasuar me Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara. Por sulmi me thikë i së enjtes nuk ishte i vetmi kohët e fundit. Disa incidente të ndodhura ditët e fundit po e vënë në pikëpyetje reputacionin e Polonisë si një vend me shkolla të sigurta./DW

poloni sulme shkolla

Sondazh

Poll

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah