Rama: Malësia e Madhe dhe Përmeti, nga vende pa shpresë në destinacione të Shqipërisë së re
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Malësinë e Madhe dhe Përmetin si shembuj të transformimit të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit, duke sjellë në episodin e ri të podcast-it “Flasim” një reflektim mbi ndryshimin e imazhit dhe të potencialit të këtyre dy zonave.
Sipas Ramës, një dekadë më parë, të dyja zonat perceptoheshin si vende të largëta, ku mungonin arsyet për t’i vizituar dhe ku qëndrimi i banorëve lidhej më shumë me rrethanat familjare sesa me mundësitë për një të ardhme më të mirë.
Kreu i qeverisë kujtoi edhe përvojën e tij përpara se të merrte detyrën e kryeministrit, kur, për shkak të angazhimeve të mëparshme, udhëtonte nëpër Shqipëri. Ai tha se në atë kohë Malësia e Madhe dhe Përmeti i dukeshin si vende pa shpresë, ndërsa sot i konsideron pjesë të një realiteti tjetër.
Duke iu referuar edhe protestave në bulevardin përpara Kryeministrisë, Rama argumentoi se zhvillimet në terren nuk pasqyrohen domosdoshmërisht në debatin publik, ku, sipas tij, rrjetet sociale dhe ekranet krijojnë një perceptim të ndryshëm për vendin.
“Sot janë dy destinacione të Shqipërisë së re, Shqipërisë tjetër që kemi ndërtuar me shumë mund ndërkohë që nga bulevardi i Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe të ekraneve”, tha Rama.
Humb jetën Beqir Devolli pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër, pasagjeri 26-vjeçar jashtë rrezikut për jetën
Lëvizja më e madhe shoqërore pas 1968, Franca përballë një revolucioni që kërcënon zgjedhjet presidenciale
Rusët përballen me kufizime udhëtimi në BE për të parandaluar sulmet hibride
- 09:30 Ben Affleck thyen heshtjen për ish-bashkëshorten pas divorcit: Ja çfarë mendon vërtet për Jennifer Lopez
- 09:07 Humb jetën Beqir Devolli pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër, pasagjeri 26-vjeçar jashtë rrezikut për jetën
- 08:51 Kryeministri spanjoll Sánchez nis fushatën me strehimin si temë kryesore
- 08:27 Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
- 08:25 Lëvizja më e madhe shoqërore pas 1968, Franca përballë një revolucioni që kërcënon zgjedhjet presidenciale
- 08:13 Rusët përballen me kufizime udhëtimi në BE për të parandaluar sulmet hibride