POLITIKË /

"Malësia e Madhe dhe Përmeti, destinacione të "Shqipërisë së re"! Rama: Dikur ishin vende pa shpresë e prespektivë

Rama tha se, në të kaluarën, njerëzit shkonin në Malësinë e Madhe dhe në Përmet kryesisht për të takuar familjarët ose për raste të veçanta familjare.

Shkruar nga Versus

"Malësia e Madhe dhe Përmeti, destinacione të

Kryeministri Edi Rama i cilëson transformimin e Malësisë së Madhe dhe Përmetit gjatë dhjetë viteve të fundit, si dy destinacione që sot përfaqësojnë Shqipërinë e re.

Në nisje të episodit të pestë të sezonit të shtatë të podcast-it “Flasim”, Rama kujtoi se përpara se të merrte detyrën e kryeministrit, këto zona perceptoheshin si vende të largëta, ku mungonin perspektiva dhe arsyet për t'i vizituar.

Sipas tij, në të kaluarën, njerëzit shkonin në Malësinë e Madhe dhe në Përmet kryesisht për të takuar familjarët ose për raste të veçanta familjare.

“Qoftë Malësia e Madhe, qoftë Përmeti ngjanin si vende pa shpresë. Ky që ishte aty ishte thjesht ende aty, por të nesërmen s’do të ishte më aty. Kush vinte, vinte ose se kishte familjen aty për t’i parë ose se, në rastin më të zakonshëm, një dasmë ose, larg qoftë, një vaki”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se situata ka ndryshuar gjatë dekadës së fundit dhe se të dyja zonat janë kthyer në destinacione të Shqipërisë së re.

“Sot janë dy destinacione të Shqipërisë së re, Shqipërisë tjetër që kemi ndërtuar me shumë mund, ndërkohë që nga bulevardi i Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe të ekraneve”, deklaroi Rama, duke iu referuar edhe kritikave ndaj qeverisë në rrjetet sociale dhe në media./Versus.al

Poll