Flash

Historia e një derbi që nuk njeh favoritë: nga 8-0 i Partizanit, te 7-3 i Tiranës dhe seritë e dominimit ndër vite

Partizani dhe Tirana përballen sërish, por këtë herë historia vjen me një statistikë të veçantë: në 213 përballjet e regjistruara në këtë bilanc, të kuqtë kryesojnë me 84 fitore, ndërsa 65 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Lapsi.al 11 October 2026

Historia e një derbi që nuk njeh favoritë: nga 8-0 i Partizanit,

Një derbi që ka ndryshuar shumë herë kah. Partizani dhe Tirana përballen sërish, por këtë herë historia vjen me një statistikë të veçantë: në 213 përballjet e regjistruara në këtë bilanc, të kuqtë kryesojnë me 84 fitore, ndërsa 65 ndeshje janë mbyllur në barazim. Por përtej shifrave të përgjithshme, ky është një derbi i ndërtuar mbi seri dominimi, kundërpërgjigje dhe revanshe.

Derbi i kryeqytetit nuk ka qenë kurrë një histori e njëanshme. Përkundrazi, ndër vite Partizani dhe Tirana kanë kaluar nga njëra anë e dominimit te tjetra, duke ndërtuar seri që më pas janë ndërprerë pikërisht nga rivali. Dy skuadrat nuk është se kanë nisur mirë sezonin, duke e parë veten të ndarë nga vetëm një pikë, në vendin e 6 dhe të 7, statistika e vetme të favor të bardhebluve.

Rivaliteti gati armiqësor, aq sa edhe miqësor, ishte i destinuar të rritej nga përballja e parë, më 30 mars 1947, kur Partizani fitoi 8-0 në atë që mbetet ende rezultati më i thellë në historinë e derbit. 38 vite më vonë, Tirana dha përgjigjen e saj spektakolare, duke triumfuar 7-3 në vitin 1985. Dy rezultate që tregojnë karakterin e veçantë të këtij rivaliteti. Por ndoshta më shumë sesa rezultatet e veçuara, historia tregohet përmes serive. Nga 9 vjecari pa humbje në vitet 50', Partizani kaloi edhe një periudhë prej më shumë se pesë vitesh pa humbur ndaj rivalëve të mëdhenj, seri që u ndërpre në mënyrë spektakolare në shkurtin e vitit 2020, kur bardheblutë fituan 5-1. Ishte një nga ato fitore që në një derbi marrin edhe dimensionin e revanshit, duke dëshmuar edhe një herë se derbi i kryeqytetit nuk lejon dominim të përhershëm.

Fitorja e fundit në derbi është e Tiranës, 2-1 në 25 prill 2026, por nuk është se duhet të shkosh larg për të gjetur suksesin e Demave, që në 15 shkurt 2026 u imponuan 2-0.  Në total, janë 84 fitore për Partizanin, 63 për Tiranën dhe 65 barazime në 213 përballjet e regjistruara. Statistika që e bëjnë derbin thuajse të pamundur për t’u parashikuar vetëm nga historia. Prandaj, Partizani-Tirana nuk është thjesht një ndeshje për tri pikë. Është një tjetër kapitull i një historie ku seritë janë bërë për t’u thyer, rekordet janë për t’u sfiduar dhe çdo fitore i jep njërës skuadër jo vetëm pikë, por edhe të drejtën për të pretenduar përkohësisht supremacinë e kryeqytetit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI