Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar pas një sulmi vdekjeprurës në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad të Arabisë Saudite, ku sipas raportimeve kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 309 të tjerë, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Edhe pse deri më tani nuk ka pasur një marrje zyrtare të përgjegjësisë, dyshimet janë drejtuar ndaj rebelëve Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani.
Sipas raportimeve, pas sulmit janë tentuar edhe goditje të tjera me raketa, të cilat janë interceptuar.
Mes viktimave raportohet se janë shtetas nga Arabia Saudite, Bangladeshi, SHBA-ja, Egjipti, Jordania, Siria, Sudani dhe Palestina. Autoritetet po vijojnë vlerësimin e dëmeve materiale dhe hetimet për rrethanat e sulmit.
⚡️Video reportedly from Riyadh airport today
At least 12 killed and hundreds injured in a Houthi attack pic.twitter.com/FrLAfFfJ1A
— War Monitor (@WarMonltor) October 11, 2026
Ngjarja ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve ajrore. Kompani si Kuwait Airways, Etihad Airways dhe Qatar Airways kanë anuluar një numër fluturimesh drejt dhe nga Riadi. Autoritetet e aeroportit u kanë bërë thirrje udhëtarëve të kontrollojnë paraprakisht statusin e fluturimeve të tyre.
Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi sulmin si të papranueshëm dhe bëri të ditur se planifikonte të zhvillonte një bisedë telefonike me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman.
Ndërkohë, koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka fajësuar rebelët Huthi dhe ka paralajmëruar një përgjigje të vendosur, duke e cilësuar sulmin si krim lufte.
Zhvillimet e fundit rrisin shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon, ndërsa mbetet e paqartë se si do të reagojnë palët në orët dhe ditët në vijim.













