Rigjallërim ekonomik në disa zona të vendit, Rama tregon transformimin pozitiv të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama foli këtë të dielë për rigjallërimin ekonomik të zonave të ndryshme të Shqipërisë.
Në podcastin e tij “Flasim”, Rama ka treguar se si Malësia e Madhe dhe Përmeti kanë ndryshuar gjatë viteve të qeverisjes së tij. Slogani i këtij podcasti ishte “Më mirë një mur në Shqipëri sesa një pallat në vend të huaj”.
Rama deklaron se nga dy vende të pashpresë janë kthyer në destinacione të Shqipërisë së re ndërkohë që sipas tij në bulevardin e Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe ekraneve.
“Njëherë e një kohë por jo 100 vjet më parë, përpara 10 vjetësh qoftë Malësia e Madhe qoftë Përmeti ishin ndër ato pika në hartë të Shqipërisë që dukeshin shumë larg, si vende pa asnjë shpresë, si vende ku, kush ishte aty ishte thjesht ende aty por të nesërmen s’do ishte më aty, ndërkohë kush vinte, vinte ose sepse kishte familjen aty apo në rastin më të zakonshëm se kishte një dasmë apo një vaki.
Sot janë dy destinacione të Shqipërisë së re që kemi ndërtuar me shumë mund ndërkohë që nga bulevardi i Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe ekraneve”, tha Rama.


