SHBA rrit nivelin e alarmit në Arabinë Saudite pas sulmit në Riad, kufizon lëvizjet e personelit amerikan në aeroporte
Lajmifundit
/
11 October 2026, 10:43
Bota

Pas sulmit të Huthëve ndaj aeroportit të Riadit, ku humbën jetën 12 persona, mes tyre edhe një shtetas amerikan,
Ambasada e SHBA në Arabinë Saudite ka rritur nivelin e alarmit për qytetarët amerikanë që ndodhen në vend.
Në një njoftim zyrtar, ambasada bën të ditur se personeli i qeverisë amerikane duhet të marrë autorizim të posaçëm për të përdorur aeroportin ndërkombëtar “King Khalid” në Riad, si edhe aeroportet e Xhedës dhe Dammamit.
Gjithashtu, është kufizuar qasja e stafit diplomatik në këto aeroporte pas sulmit që la 12 viktima dhe mbi 300 të plagosur.


