Kryeministri Edi Rama ka dënuar ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, kreu i qeverisë shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Arabinë Saudite, ngushëllimet për familjet e viktimave dhe kërkoi që përgjegjësit për sulmet të mbajnë përgjegjësi, duke theksuar se ato duhet të ndalen menjëherë.
“Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid të Riadit.
Ne qëndrojmë fuqimisht në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.
Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e korridoreve jetike të transportit ndërkombëtar.
Huthët dhe sponsorët e tyre të njohur të terrorizmit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi. Komuniteti ndërkombëtar duhet të flasë me një zë të vetëm: këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, shkruan kryeministri në rrjetin social X.
Lini një Përgjigje