Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Do të shiste pistoletën, arrestohet 29-vjeçari në Kamëz: Në banesë iu gjetën edhe armë gjahu e 50 fishekë

    I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, Christa Pike del nga spitali pas 10 ditësh

    Rama: Malësia e Madhe dhe Përmeti, nga vende pa shpresë në destinacione të Shqipërisë së re

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Do të shiste pistoletën, arrestohet 29-vjeçari në Kamëz: Në banesë iu gjetën edhe armë gjahu e 50 fishekë
    Aktualitet

    Do të shiste pistoletën, arrestohet 29-vjeçari në Kamëz: Në banesë iu gjetën edhe armë gjahu e 50 fishekë

    October 11, 2026

    Një 29-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi dyshohet se transportonte me automjet një pistoletë me qëllim trafikimin e saj. Gjatë kontrollit të banesës, policia i gjeti edhe një armë gjahu pa leje dhe 50 fishekë. Për të ka nisur gjithashtu një hetim pasuror.

    I arrestuari është Ervis Cara, banues në Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

    Sipas policisë, gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte 29-vjeçari, u gjet një pistoletë brenda një çante, së bashku me një bllok shënimesh. Më pas, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu pa leje dhe 50 fishekë.

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Drive II”, u sekuestruan pistoleta, arma e gjahut me municionet, automjeti, celulari dhe blloku i shënimeve. Sipas policisë, në këtë të fundit dyshohet se mbaheshin të dhëna për shuma të ndryshme parash.

    Për Carën ka nisur hetimi pasuror, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    arme arrestim KAMEZ
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Do të shiste pistoletën, arrestohet 29-vjeçari në Kamëz: Në banesë iu gjetën edhe armë gjahu e 50 fishekë

    October 11, 2026

    I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, Christa Pike del nga spitali pas 10 ditësh

    October 11, 2026

    Rama: Malësia e Madhe dhe Përmeti, nga vende pa shpresë në destinacione të Shqipërisë së re

    October 11, 2026

    Trump: Ukraina ka nevojë për një udhëheqës të ri, pas marrëveshjes për naftën me Rusinë

    October 11, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.