Policia ka goditur një rast të zhvillimit të paligjshëm të lojërave të fatit në Has. Aktiviteti I paligjshëm ushtrohej në një lokal ndërsa u arrestua një 47-vjeçar që ishte punësuar aty si dhe u shpall në kërkimi pronari 34-vjeçar. Aksioni i koduar Pokeri u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e agjentëve. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 makineri elektronike të markës “APEX”, 1 tavolinë pokeri, fletore me shënime për evidentimin e shumave të luajtura dhe 1 aparat celular.