POLITIKË /

Rama dënon sulmet Huthi ndaj Arabisë Saudite: Irani të mbajë përgjegjësi!

Rama shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Arabinë Saudite dhe popullin e saj, ndërsa kërkoi ndalimin e menjëhershëm të sulmeve.

Shkruar nga Versus

Rama dënon sulmet Huthi ndaj Arabisë Saudite: Irani të mbajë

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet e grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, këtë të diel, Rama shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Arabinë Saudite dhe popullin e saj, ndërsa kërkoi ndalimin e menjëhershëm të sulmeve.

Kreu i qeverisë shqiptare u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve, duke theksuar se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile nuk mund të justifikohen.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama

Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad.

Qëndrojmë vendosmërisht në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe u urojmë të gjithë të plagosurve shërim të shpejtë.

Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar. Huthët dhe sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të flasë me një zë të vetëm dhe të qartë: këto sulme duhet të ndalen menjëherë.

 

Poll