VIDEO/ Sherr pranë stadiumit Air Albania, të rinjtë përleshen me flakadanë
Një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë...
Një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë...

Është e lehtë të jesh patriot sot në Shqipëri.
Mjafton të dalësh kundër diçkaje me idealizëm, ose të paguhesh për të dalë kundër saj. Në të dyja rastet, mund të përfundosh në të njëjtën protestë, por jo domosdoshmërisht për të njëjtin atdhe.
Patriotët naivë, idealistët që ende besojnë se mund të ndryshojnë diçka, shpesh bëhen pre e manipulimit nga disa “patriotë” të tjerë, të cilët paguhen për të luajtur rolin e kundërshtarit. Ata filmojnë zemërimin tënd, regjistrojnë fjalët e tua dhe e dërgojnë materialin atje ku i çojnë interesat e tyre, te burimi i parave që i ushqen. Ti mendon se po lufton për Shqipërinë. Dikush tjetër po punon për llogari të vet.
Mjafton t’ia marrësh këngës popullore, me iso ose me dorën pas veshit dhe papritur ndihesh më patriot se të gjithë. Vish një kostum popullor, bëj disa fotografi dhe patriotizmi yt është gati për publikim. Hidhe flamurin mbi supe dhe fito pamjen e duhur për kamerën. Por flamuri mbi supe nuk është domosdoshmërisht atdheu në zemër.
Mjafton edhe të marrësh mikrofonin e të flasësh pa pushim, duke përsëritur herë pas here refrenin e famshëm: “Nuk dua të zgjatem!”. Dhe, pasi ke folur më shumë se të gjithë, mund të ulesh i qetë në një kafene, vetëm për vetëm me veten, me një kafe dhe një shishe ujë përpara. Aty shijon vetëm lavdinë tënde disaminutëshe, të fituar në një protestë po aq të shkurtër. Narcizmi të bën të admirosh veten, ndërsa Shqipëria vazhdon të presë që dikush të bëjë diçka për të.
Është e lehtë të jesh patriot kur mund të thuash çfarë të duash pa mbajtur përgjegjësi për asgjë. Kur mund të premtosh gjithçka, pa përfunduar asgjë. Kur gjithë jetën i ke lënë punët përgjysmë, por kërkon të bindësh të tjerët se je gati të shpëtosh një komb të tërë.
Është e lehtë të jesh patriot me orar. Ta duash atdheun kur të leverdis dhe ta harrosh kur të prish punë. Të mallkosh politikën, ndërsa ëndërron të zësh një vend brenda saj. Të flasësh për popullin, por ta kujtosh atë vetëm kur të duhet për një fotografi apo një duartrokitje.
Në Shqipëri, patriotizmi është kthyer shpesh në një kostum që vishet sipas rastit. Herë është flamur, herë këngë, herë mikrofon, herë një status i zjarrtë në rrjetet sociale. Dhe, nëse i shton edhe pak zemërim, disa fjalë kundër tradhtarëve dhe një fotografi me sfond kuqezi ose një kostum popullor, ke krijuar paketën e plotë të patriotit të ditës.
Por patriotizmi i vërtetë nuk matet me decibelët e britmës “Shqipëri!”, as me numrin e flamujve që valëvit, as me gjatësinë e fjalimeve që mban.
Atdheu nuk është pronë e një partie, e një krahine, e një feje, e një ideologjie apo e një grupi që pretendon se zotëron certifikatën e patriotizmit. Nuk është as një supermarket ku secili zgjedh vetëm raftin që i pëlqen, duke refuzuar gjithçka tjetër. Dhe aq më pak është një skenë ku disa luajnë rolin e heroit, ndërsa të tjerët paguhen për faturën e shfaqjes.
Patriotë janë ata që mbrojnë interesin kombëtar pa e kthyer dashurinë për vendin në urrejtje ndaj të tjerëve. Ata që dinë të dallojnë Shqipërinë nga qeveria, shtetin nga partia dhe interesin publik nga interesi personal. Ata që nuk e shesin bindjen për një përfitim dhe nuk e ndërrojnë qëndrimin sipas drejtimit nga fryn era politike.
Patriotë nuk janë ata për të cilët historia është e shenjtë vetëm kur u shërben interesave të tyre, kur konfirmon bindjet e tyre apo kur mund të përdoret si armë kundër kundërshtarit. Historia nuk është pronë private dhe flamuri nuk është licencë për të gënjyer.
Atdheu nuk ka nevojë për më shumë njerëz që bërtasin se e duan. Ka nevojë për më shumë njerëz që nuk e tradhtojnë kur askush nuk i sheh.
Dhe, mbi të gjitha, Shqipëria nuk ka nevojë për patriotë që e duan vetëm para kamerave, në sheshe apo në ditët e festave. Ka nevojë për qytetarë që e mbrojnë çdo ditë: me punën, ndershmërinë, përgjegjësinë dhe guximin për të thënë të vërtetën, edhe kur ajo u prish punë të vetëve.
Ngaqë patriotizmi nuk është ajo që demonstron para të tjerëve.
Patriotizmi është ajo që bën për vendin tënd kur nuk ka kamera, kur nuk ka publik dhe kur nuk ka asnjë pagesë për të marrë./ CNA
Kush udhëton sot nga Tirana drejt veriut apo jugut sheh nj...
Erjon Braçe sqaroi publikisht votën e tij “pro” ndarjes së...
ALEA IACTA EST, tha Jul Çesari ditën kur mori vendimin të ...
Si sot dy vjet më parë, më doli sot te “memory”, Sokoli yn...
Me një sinqeritet që rrallë i shpëton kontrollit të pushte...
Sot është e premte, ditë e xhuma, ditë e shenjtë për besim...
Arroganca e diktati vijojnë të mbeten ndër problemet më të...
Në Kuvend pati një debat maratonë për reformën territorial...
Le të flasim për drejtësinë! 63 magjistratë përfunduan kë...
Askush nuk priste që ndonjë deputet i PS-së të votonte kun...
Letër mirënjohjeje e Diellës për gjyqtarët e Gjykatës Kush...
Qe kryeministër pas 1997 dhe e lëshoi pa frena gojën. Çfarë ...
Shqipëria po kalon një realitet kritik. Kur të rinjtë e ka...
Në Shqipëri duket se ka lindur një kategori e re protestue...
Shumica socialiste është në prag të një prej ballafaqimeve m...
Sot, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pub...
Fillon viti akademik 2026-2027 - thotë MAS. Nuk e di pse q...
Muzikën na e kompozon kurvari me ofshama seksi. Tekstin e ...
Edi Rama ka ushtruar gjithë eksperimentet e trillet e tij ...
Perenditë jetojnë në Olimp, ashtu si njerëzit në tokë. Nës...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin E.C 29-vjeç....
Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Gjir...
Një automjet raportohet se ka shpërthyer mbrëmjen e sotme ...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Levan...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosf...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Turqia përuroi një seksion të ri hekurudhor pranë kufirit ...
Turqia ka publikuar një rregullore që u ndalon fëmijëve në...
Protestat studentore në Francë po marrin përmasa gjithnjë ...
Autoritetet lokale bëjnë me dije se nga sulmi në aeroporti...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës d...
Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...