Shkodër/ kontrolle të shtuara në rrugë, policia ndëshkon shoferët shkelës

Policia Rrugore e Shkodrës vijon kontrollet në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë kontrolleve, 6 shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa 8 leje drejtimi janë pezulluar.

Në total, Policia Rrugore ka vendosur 1006 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht: – 41 masa për parakalime të gabuara; – 193 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë; – 6 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit; – 20 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; – 3 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; – 20 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; – 7 masa për qarkullim me xhama të errësuar; – 494 masa për parkim ose qëndrim të gabuar; – 222 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?