Donald Trump ka ashpërsuar qëndrimin ndaj homologut ukrainas Volodymyr Zelensky, duke kërkuar sërish mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë dhe largimin e tij nga pushteti. Deklaratat e shefit të Shtëpisë së Bardhë, së bashku me marrëveshjen e fundit amerikane për naftën bruto, kanë ngjallur shqetësime të reja në Kiev lidhur me të ardhmen e mbështetjes së Uashingtonit në luftën kundër Moskës. Duke folur me gazetarët në bazën ajrore Joint Base Andreës, Trump deklaroi se ka ardhur koha që Ukraina të ketë një president të ri, të gatshëm të arrijë një marrëveshje për përfundimin e luftës. Mendoj se Zelensky duhet të mbajë zgjedhjet. Këtë çështje mund ta kishte zgjidhur prej kohësh. Trump doli po ashtu me pretendimin se Moska është e gatshme të negociojë për paqen, por se pengesa sipas tij, qëndron te presidenti ukrainas.