U kap duke transportuar pistoletën, arrestohet 29-vjeçari në Kamëz! Dyshime për trafik armësh, sekuestrohet dhe një pushkë gjahu
Një 29-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi dyshohet se transportonte me automjet një armë zjarri pistoletë me qëllim trafikimin e saj. Në kuadër të hetimeve, ka nisur edhe hetimi pasuror ndaj tij.
Policia bën me dije se operacioni i koduar “LAST DRIVE II” u finalizua nga Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte i armatosur me automjet.
Në pranga u vu shtetasi E. C., 29 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe një celular.
Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet një armë gjahu pa leje, si dhe 50 fishekë. Policia sekuestroi gjithashtu një bllok shënimesh, ku dyshohet se mbaheshin të dhëna për shuma të ndryshme parash.
Në vijim të hetimeve, ndaj 29-vjeçarit ka nisur edhe hetimi pasuror.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Vodhi kasafortën me 6 mln lekë në dyqanin e rrobave, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë
Has, goditet lokali i lojërave të fatit! Sekuestrohen 10 makineri pokeri! Në kërkim pronari, arrestohet punonjësi 47-vjeçar
Humb jetën Beqir Devolli pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër, pasagjeri 26-vjeçar jashtë rrezikut për jetën
- 11:44 Vodhi kasafortën me 6 mln lekë në dyqanin e rrobave, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë
- 11:33 Huthitë paralajmërojnë sulme të reja: Shmangni aeroportet saudite, përjashtim Meka dhe Medina
- 11:07 Rama dënon sulmet Huthi ndaj Arabisë Saudite: Teherani dhe mbështetësit e terrorit të mbajnë përgjegjësi
- 10:54 Nga New York-u me syze dielli, Përparim Rama shpall ambicien për Kryeministër të Kosovës
- 10:47 Huthi-të trondisin Arabinë Saudite, sulm me 12 viktima dhe mbi 300 të plagosur në Riad
- 10:43 Shqipëria dënon sulmin e Huthëve ndaj Arabisë Saudite, ministri Hoxha: Duhet të merret përgjegjësia