Në hall për ngrohjen, pensionistët e Korçës: Pensionet nuk u dalin as për dru, as për drita

11:07, 11/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa jemi ne sezonin e vjeshtës dhe ka mbetur pak kohe për të hyrë në sezonin e dimrit ku temperaturat ulen ndjeshëm në qarkun juglindor, duket se qytetarët janë ata që duhet të mendojnë edhe për ngrohjen e ambintit të banesave. Ndonëse një pjesë e qytetarëve i sigurojnë drutë e ngrohjes që në verë këtë vit një pjesë janë skeptikë për të blerë drurin pasi të ardhurat janë të ulta , e këtë e vuajnë më tepër pensionistët. Një pjese e tyre dalin në lulishte kur koha është e ngrohtë edhe shprehen se nuk kanë mundësi për ngrohje duke zgjedhur të ngrohen me batanije gjatë dimrit.

Një pjesë tregojnë se përdorin energjinë epektrike ndonëse edhe faturat  janë ato që rendojnë buxhetin në fund të muajit.

Ajo pjese që ende përdor drurin tregon se çmimet janë po të njëjtat me vitet e kaluara ndërsa pensionet e ulta dhe të paperballueshme per te siguruar edhe ngrohjen.

Femijet e te moshuarve jane ata që kontribojne ne blerjen e kondicionerve dhe druve pasi ata vete nuk mundet qe me pensionin e tyre të vogël të përballojnë edhe ngrohjen.

Pensio hedhin akuza ndaj qeverise edhe konkretisht kryeministrit Rama, i cili asnjeherë nuk i ka konsideruar pensionistët teksa në fushata u premton pensione me të larta e jetesë dinjitoze. Nga infornamcionet e marra nga adminidtratoret e pikave ku tregëtohet lenda drusore ata thone se 1 metër kub shkon deri ne 2000 lek të reja ndërsa 1 metër sterë deri ne 5000 leke te reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco