Ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli, ka vizituar Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ku u njoh me materiale të rralla që dokumentojnë historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.
Gjatë vizitës, në fokus ishin filmimet e hershme të italianëve në Shqipëri, shumë prej të cilave janë realizuar nga shqiptarët, si dhe objekte unike e materiale që përbëjnë pjesë të trashëgimisë së përbashkët filmike të dy vendeve.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se takimi u përqendrua te bashkëpunimi për ruajtjen dhe digjitalizimin e materialeve arkivore, organizimin e ekspozitave të përbashkëta dhe zhvillimin e programeve të shkëmbimit kulturor.
Sipas Gonxhes, synimi është që këto dëshmi historike të bëhen më të aksesueshme për publikun dhe të krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kulturës.


