web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I kërkuar prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër/ Arrestohet në New York, Valentin Ftoni

11 Tetor 2026, 12:21, Kronika CNA

I kërkuar prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër/

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ligjzbatues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Valentin Ftoni të shpallur në kërkim prej vitit 2001 për tre vrasje në Shkodër.

Ftoni ishte dënuar me 50 vite burg për vrasjet në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se, pas largimit nga Shqipëria, shtetasi Valentin Ftoni ka përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë ilegalisht në territorin e SHBA-së. Gjithashtu, dyshohet se në këtë shtet ka përdorur edhe një identitet tjetër të rremë, të marrë nga një vend i Amerikës Qendrore.

Më datë 28.09.2001, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka deklaruar fajtor shtetasin Valentin Ftoni dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 19.09.2000, në Ças, Velipojë, ka vrarë shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje.

Gjithashtu, më datë 18.11.2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka deklaruar fajtor shtetasin Valentin Ftoni dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 12.08.2001 ka vrarë shtetasin G. T.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve ligjzbatues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është ndaluar në Nju-Jork, SHBA, shtetasi shqiptar Valentin Ftoni, 52 vjeç.

Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë për Krimet e Rënda dhe Njësisë së Përbashkët të Shërbimeve Investigative, në bashkëpunim me agjencinë federale amerikane DSS/OCIU, të pranishme në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ka koordinuar në vazhdimësi veprimet me dy agjenci të tjera federale amerikane, USMS (Shërbimi i Marshallëve të Shteteve të Bashkuara) dhe ICE (Agjencia e Emigracionit dhe Doganave), për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Valentin Ftoni.

Pas një pune të gjatë hetimore dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Policisë së Shtetit dhe tri agjencive federale amerikane, u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi në SHBA i këtij shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2001, pasi është dënuar dy herë me nga 25 vjet burgim për 3 vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës.

Nga hetimet dyshohet se, pas largimit nga Shqipëria, shtetasi Valentin Ftoni ka përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë ilegalisht në territorin e SHBA-së. Gjithashtu, dyshohet se në këtë shtet ka përdorur edhe një identitet tjetër të rremë, të marrë nga një vend i Amerikës Qendrore.

Më datë 28.09.2001, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka deklaruar fajtor shtetasin Valentin Ftoni dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 19.09.2000, në Ças, Velipojë, ka vrarë shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje.

Gjithashtu, më datë 18.11.2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka deklaruar fajtor shtetasin Valentin Ftoni dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 12.08.2001 ka vrarë shtetasin G. T./ CNA





Lajmet e fundit nga