Në Toplec, lagjen historike të Pogradecit punimet për rehabilitimin e infrastrukturës dhe fasadave po hapin një debat mbi mënyrën se si po trajtohet e shkuara. Eksperti i trashëgimisë kulturore Auron Tare duke analizuar punimet në terren ka ngritur shqetësimin mbi tjetërsimin e elementeve identifikues të trashëgimisë . Sipas tij, ndërhyrjet po kryhen pa respektuar autenticitetin dhe vlerat historike të zonës pasi koncepti i përdorur për këtë ndërhyrje devijon nga logjika e restaurimit të trashëgimisë