LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTO/ Vrau 3 persona në Shkodër dhe u arratis në SHBA, arrestohet i shumëkërkuari Valentin Ftoni

Nga hetimet dyshohet se, pas largimit nga Shqipëria, Valentin Ftoni ka përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë ilegalisht në territorin e SHBA-së.

11 Tetor 2026, 12:18 Nga E.d
FOTO/ Vrau 3 persona në Shkodër dhe u arratis në SHBA, arrestohet
Valentin Ftoni

SHBA- Një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër është arrestuar në Nju-Jork. I arrestuari është Valentin Ftoni, 52 vjeç.  Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2001, pasi është dënuar dy herë me nga 25 vjet burgim për 3 vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës.

Nga hetimet dyshohet se, pas largimit nga Shqipëria, Valentin Ftoni ka përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë ilegalisht në territorin e SHBA-së. Gjithashtu, dyshohet se në këtë shtet ka përdorur edhe një identitet tjetër të rremë, të marrë nga një vend i Amerikës Qendrore.

Më datë 28.09.2001, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 19.09.2000, në Ças, Velipojë, ka vrarë shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje.

Gjithashtu, më datë 18.11.2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 12.08.2001 ka vrarë shtetasin G. T.

Njoftimi i policisë

Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve ligjzbatues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është ndaluar në Nju-Jork, SHBA, shtetasi shqiptar Valentin Ftoni, 52 vjeç.

Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë për Krimet e Rënda dhe Njësisë së Përbashkët të Shërbimeve Investigative, në bashkëpunim me agjencinë federale amerikane DSS/OCIU, të pranishme në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ka koordinuar në vazhdimësi veprimet me dy agjenci të tjera federale amerikane, USMS (Shërbimi i Marshallëve të Shteteve të Bashkuara) dhe ICE (Agjencia e Emigracionit dhe Doganave), për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Valentin Ftoni.

Pas një pune të gjatë hetimore dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Policisë së Shtetit dhe tri agjencive federale amerikane, u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi në SHBA i këtij shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2001, pasi është dënuar dy herë me nga 25 vjet burgim për 3 vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës.

Nga hetimet dyshohet se, pas largimit nga Shqipëria, shtetasi Valentin Ftoni ka përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë ilegalisht në territorin e SHBA-së. Gjithashtu, dyshohet se në këtë shtet ka përdorur edhe një identitet tjetër të rremë, të marrë nga një vend i Amerikës Qendrore.

Më datë 28.09.2001, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka deklaruar fajtor shtetasin Valentin Ftoni dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 19.09.2000, në Ças, Velipojë, ka vrarë shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje.

Gjithashtu, më datë 18.11.2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka deklaruar fajtor shtetasin Valentin Ftoni dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 12.08.2001 ka vrarë shtetasin G. T.

Policia e Shtetit vijon punën intensive, në koordinim me agjencitë ligjzbatuese amerikane, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë, me qëllim përballjen me drejtësinë shqiptare për veprat penale për të cilat është dënuar.

Ky rast dëshmon edhe një herë përkushtimin e Policisë së Shtetit për forcimin e bashkëpunimit hetimor ndërkombëtar dhe koordinimin e veprimeve me partnerët strategjikë në luftën kundër kriminalitetit. Policia e Shtetit shpreh mirënjohjen për partnerët në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe agjencitë ligjzbatuese amerikane për bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë rast dhe në operacione të tjera të përbashkëta./Dosja.al

valentin ftoni

Sondazh

Poll

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah