'Rama i dha 32mln euro TIMAK pa tender'/ Hoxhaj: Mjetet thjesht të lyera me bojë dhe salduara nga Arjeta me shoqe

12:25, 11/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

32 milionë euro për Timak Defence brenda më pak se një viti, pa tendera dhe me paradhënie. Autori i emisionit investigativ PLUG, Julian Hoxhaj, ka zbardhur detaje të reja mbi kompanitë Timak Defence dhe KAYO, pas publikimit të audiopërgjimeve nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Në studion e SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Hoxhaj foli për marrëdhëniet mes shtetit dhe kompanive, si dhe për pikëpyetjet mbi automjetet e dorëzuara ushtrisë shqiptare.

“Kjo është vijimi i punës që ne kemi bërë dhe sigurisht që ka një lloj situate të re pas publikimit të audiopërgjimeve nga Arben Ahmetaj, sepse në fakt ne kishim treguar deri në sezonin e kaluar se çfarë po ndodhte realisht me kompaninë Timak Defence, me kompaninë KAYO, se si ishte implikuar shteti në një lloj marrëdhënieje jo ‘fair’. Pra, shteti shqiptar i linte fushë të lirë dy biznesmenëve, Ron Yeffet dhe Arjeta Puca, që të përfitonin fonde publike pa tendera, pa garë etj. Atë që ne e kishim thënë deri diku e konfirmoi vetë Ron Yeffet në audiopërgjimin që u publikua nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në emisionin ‘Çim Peka Live’. Dhe ne kemi nxjerrë detaje të reja se çfarë ka ndodhur realisht në më pak se një vit.

Në më pak se një vit, qeveria shqiptare i ka disbursuar rreth 32 milionë euro kompanisë Timak Defence. Një pjesë e madhe e këtyre parave janë dhënë paradhënie. Pra, qeveria shqiptare, pa kryer asnjë garë, ka lëshuar urdhra transaksioni në degët e thesarit dhe më pas Ministria e Mbrojtjes apo institucionet e varësisë kanë kryer pagesa që kompania të kryejë porosi apo të marrë produkte, siç ka qenë në rastin e verës së këtij viti, kur u dorëzuan rreth 40 automjete, të cilat ishin modifikuar në një prej kapanoneve të kompanisë Timak Defence.

Për hir të së vërtetës, ndryshe nga sa thuhet, nga sa është deklaruar publikisht dhe nga çfarë është objekti i kësaj kompanie, për prodhimin e automjeteve ushtarake, në fakt ato ishin thjesht të përshtatura. Me pak fjalë, thjesht janë lyer me bojë dhe janë bërë disa modifikime me saldim dhe më pas i janë shitur qeverisë shqiptare si mjete ushtarake, për të cilat deri në këtë moment ka pikëpyetje të mëdha nëse këto automjete janë të licencuara, plotësojnë kushtet dhe kriteret e NATO-s për të qenë në shërbim të ushtrisë shqiptare, por edhe të aleatëve, sepse ushtria shërben tashmë si pjesë e aleancës. Dhe nuk e dimë se sa këto automjete, që janë lyer me bojë nga Arjeta Puca dhe shoqet e saj, janë në përputhje me kushtet e sigurisë së NATO-s”, u shpreh autori i PLUG, Julian Hoxhaj.

Përsa i përket Reformës Territoriale, Hoxhaj e cilësoi votimin e kësaj refome si një ndër problemet më serioze që i ka dalë sot Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco