AKTUALITET /

EMRI/ Arrestohet në Nju Jork shqiptari i shumëkërkuar, ishte dënuar me 50 vjet burg për 3 vrasje në Shkodër

Sipas autoriteteve, pas largimit nga Shqipëria, Ftoni dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara dhe identitete të rreme për të hyrë dhe qëndruar në mënyrë të paligjshme në territorin amerikan

Shkruar nga Versus

EMRI/ Arrestohet në Nju Jork shqiptari i shumëkërkuar, ishte

Një 52-vjeçar shqiptar, i dënuar me dy vendime nga 25 vite burgim për tri vrasje të kryera në Shkodër, është arrestuar në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas 25 vitesh në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Shtetit bën me dije se i arrestuari është Valentin Ftoni, i cili u lokalizua dhe u kap gjatë një operacioni të koordinuar mes autoriteteve shqiptare dhe tri agjencive federale amerikane.

Në operacion u përfshinë strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DSS/OCIU, Shërbimin e Marshallëve të SHBA-së (USMS) dhe Agjencinë e Emigracionit dhe Doganave (ICE).

Sipas autoriteteve, pas largimit nga Shqipëria, Ftoni dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara dhe identitete të rreme për të hyrë dhe qëndruar në mënyrë të paligjshme në territorin amerikan.

Dy vendime dënimi me nga 25 vite burgim

Sipas dosjes gjyqësore, më 19 shtator 2000, në Ças të Velipojës, Ftoni ka vrarë shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje. Për këtë ngjarje, më 28 shtator 2001, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e dënoi me 25 vite burgim për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim, dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa më 12 gusht 2001, ai ka vrarë shtetasin G. T. Për këtë ngjarje, më 18 nëntor 2008, e njëjta gjykatë e dënoi sërish me 25 vite burgim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e Shtetit njofton se po vijon bashkëpunimin me autoritetet amerikane për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 52-vjeçarit drejt Shqipërisë, ku duhet të vuajë dënimet e dhëna nga drejtësia shqiptare.

Poll