Live Updates /

Tritol poshtë sediljes së Benz-it në Gjirokastër/ Viktima Beqir Devolli u ndoq nga 2 persona. Shpërthimi i komanduar u bë me telefon në distancë 30 metra

*Një shpërthim me tritol i një automjeti në lëvizje tronditi mbrëmjen e së shtunës, qytetarët e Gjirokastrës ku për pasojë humbën jetën drejtuesi Beqir Devolli 45 vjeç dhe u plagos pasagjeri Erigels Mela 26 vjeç. *Lënda plasëse ishte vendosur në sediljen e shoferit i cili humbi jetën teksa po transportohej drejt Tiranës me ambulancë. *Sipas hetimeve të deritanishme, autorët dyshohet se janë 2 persona të cilët e ndoqën viktimën prej Vunoit në një segment prej 3 kilometrash. *Shpërthimi u komandua përmes telefonit në një distancë prej 30 metrash. *Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit për të parë detajet nga atentati, ndërsa ende nuk dihet sasia e eksplozivit që u përdor për hedhjen në erë të makinës

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një shpërthim me tritol i një automjeti në lëvizje tronditi mbrëmjen e së shtunës, qytetarët e Gjirokastrës ku për pasojë humbën jetën drejtuesi Beqir Devolli 45 vjeç dhe u plagos pasagjeri Erigels Mela 26 vjeç. *Lënda plasëse ishte vendosur në sediljen e shoferit i cili humbi jetën teksa po transportohej drejt Tiranës me ambulancë. *Sipas hetimeve të deritanishme, autorët dyshohet se janë 2 persona të cilët e ndoqën viktimën prej Vunoit në një segment prej 3 kilometrash. *Shpërthimi u komandua përmes telefonit në një distancë prej 30 metrash. *Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit për të parë detajet nga atentati, ndërsa ende nuk dihet sasia e eksplozivit që u përdor për hedhjen në erë të makinës

4 Postime
1 ORE ME PARE

Atentati me tritol në Gjirokastër/ Autorët dyshohet se janë 2 persona. Hetuesit sekuestrojnë kamerat e sigurisë së një banke

Tritol poshtë sediljes së Benz-it në Gjirokastër/ Viktima

Hetimet për atentatin me eksploziv në Gjirokastër ndaj Beqir Devollit janë fokusuar tek disa pista, ku njëra prej tyre lidhet me hakmarrjen.

Sipas skemës së ndërtuar deri tani nga të dhënat në vendngjarje, mësohet se autorët e kanë ndjekur viktimën që nga Viroi në një segment prej 3 kilometrash.

 Beqir Devolli ishte nisur nga Tirana drejt Gjirokastrës pasditen e së shtunës. Rrugës, pa hyrë në qytet, ai kishte konsumuar një kafe me 26-vjeçarin Erigels Mela.

Më pas, të dy vijuan udhëtimin drejt qendrës së qytetit, por automjeti tip “Benz” shpërtheu në ecje, vetëm rreth 10 metra larg Drejtorisë së Policisë.

Të dy mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital. Mëngjesin e së shtunës u tentua dërgimi i Devollit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por ai ndërroi jetë gjatë transportit me ambulancë. Ndërkohë, 26-vjeçari Erigels Mela ndodhet në gjendje të stabilizuar në spitalin e Gjirokastrës.

Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së një banke të nivelit të dytë, të cilat kanë filmuar ngjarjen. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të atentatit.

1 ORE ME PARE

Detaje nga atentati ne eksploziv në Gjirokastër/ Dyshime për hakmarrje, autorët e ndoqën Beqir Devollin nga Vunoi

Tritol poshtë sediljes së Benz-it në Gjirokastër/ Viktima

Shpërthimi me tritol që i mori jetën Beqir Devollit në Gjirokastër dyshohet se u realizua me telekomandë. Sipas burimeve, autorët e kishin ndjekur 45-vjeçarin për rreth 3 kilometra, nga zona e Viroit deri në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Devolli, i njohur edhe me nofkën “Çilo Hunderri”, kishte pirë kafe me një mik përpara se të hipte në automjetin tip “Benz”, i cili u hodh në erë pak më vonë. Në makinë ndodhej edhe Erigels Mela, 26 vjeç, i cili mbeti i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, të dy personat kishin qenë nën kërcënime. Vitin e kaluar, automjetit të Melës i ishte vënë zjarri, ngjarje që dyshohet se mund të ketë qenë një paralajmërim.

Ndërkohë, Beqir Devolli kishte qëndruar për dy vjet nën masën e arrestit në shtëpi në Tiranë.

Shpërthimi ndodhi pranë ambienteve të policisë, ndërsa dyshohet se autorët kishin pritur që rruga të zbrazjej për të aktivizuar lëndën plasëse.

Një nga pistat që po hetohet është ajo e një hakmarrjeje të mundshme, e lidhur me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë, rreth dy javë më parë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, identifikuar autorët dhe përcaktuar motivin e atentatit./Versus.al

2 ORE ME PARE

Atentati ndaj Beqir Devollit në Gjirokastër/ Tritoli u aktivizua nga distanca përmes telefonit, prishja e pazareve të drogës dyshohet shkaku

Tritol poshtë sediljes së Benz-it në Gjirokastër/ Viktima

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i së shtunës mbrëma në Gjirokastër ku mbeti i vdekur Beqir Devolli, pa mundur t’i mbijetonte plagëve të rënda nga tritoli i vendosur në automjetin e drejtuar prej tij.

Dyshimet paraprake janë se lënda plasëse e vendosur në automjet mund të jetë aktivizuar në distancë përmes një telefoni.

Beqir Devolli njihej në “Qytetin e Gurtë” me nofkën “Çilo Hundëderri” dhe burime jo zyrtare nga policia bëjnë me dije se atentati mund të lidhet dhe me të shkuarën e errët që 45-vjeçari ka pasur në Greqi.

Nuk përjashtohet që atentati të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Ai rezulton të jetë dënuar në vitin 2012 për transport të paligjshëm të emigrantëve./Versus.al

5 ORE ME PARE

Atentati me tritol në Gjirokastër, ndërron jetë rrugës për në spital drejtuesi i Benz-it Beqir Devolli. Pasagjeri jashtë rrezikut për jetën

Tritol poshtë sediljes së Benz-it në Gjirokastër/ Viktima

Një shpërthim me tritol në qendër të Gjirokastrës, mbrëmjen e kaluar, i ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur një tjetër.

Beqir Devolli, ose siç njihej ndryshe "Çilo", 45-vjeç, humbi jetën orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa po transportohej me ambulancë drejt Tiranës, pas atentatit me tritol në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së shtunës, teksa “Benz-i” po lëvizte në qendër të qytetit të Gjirokastrës, në bulevardin “18 Shtatori”.

Devolli sapo ishte kthyer nga Tirana dhe po i drejtohej banesës së tij në lagjen “Palorto.” Rreth 700 metra para se të arrinte në vendin ku ndodhi shpërthimi, në makinë hipi edhe Rigers Mela.

Sipas dyshimeve paraprake, lënda plasëse ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, çka i ka orientuar hetuesit drejt pistës se objektiv i atentatit ishte vetë Devolli.

Dyshohet se shpërthimi u aktivizua me telekomandë nga një distancë prej rreth 30 metrash, ndërsa sasia e eksplozivit ende nuk është përcaktuar.

Të dy të plagosurit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, e më pas janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Por, Devolli ka ndërruar jetë në ambulancë, pa arritur dot në spital.

Viktima dyshohet se ishte dhe shënjestra e atentatit dhe se kishte lidhje me trafikun e drogës në Greqi. 

Pas shpërthimit, mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, ku si pasojë është deformuar totalisht dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Në Gjirokastër kanë mbërritur edhe ekspertë nga Tirana, të cilët po punojnë për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe për të hedhur dritë mbi motivet e mundshme të atentatit.

Përmes një njotimi zyrtar, policia ka konfirmuar lëndën plasëse në automjet dhe ka dhënë detaje të reja për ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Gjirokastër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shpërthimin e një automjeti tip “Benz” në lëvizje, që dyshohet se është shkaktuar nga lëndë plasëse, me pasojë dëmtimin e drejtuesit dhe pasagjerit, ju informojmë se drejtuesi i automjetit, shtetasi Beqir Devolli 45 vjeç, banues në Gjirokastër, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës.

Pasagjeri, shtetasi E. Mela 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në informacionin paraprak, ai ishte identifikuar me inicialet Rigers Mela./Versus.al

Poll