Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

11 Tetor 2026 | 12:43

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se flamuri serb do të valëvitet një ditë mbi Prizrenin, duke përsëritur pretendimet e Beogradit për Kosovën. Videoja ku dëgjohen deklaratat e tij është shpërndarë në rrjetin social X.

“Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”, është shprehur Daçiç gjatë një tubimi elektoral në Serbi. Ai ka deklaruar gjithashtu se është detyrimi i tyre të respektojnë gjithçka që bëri Slobodan Millosheviçi.

Deklaratat vijnë në një kohë kur retorika nacionaliste e zyrtarëve serbë ndaj Kosovës ka nxitur reagime në Prishtinë. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka cilësuar deklaratat e Daçiçit si shprehje të ambicieve territoriale të Serbisë dhe sfidim të sovranitetit të Kosovës.

Gjatë fjalimit, ai ka pretenduar gjithashtu se Serbia mund të kujdeset për Kosovën, duke iu referuar reagimeve të Turqisë për zhvillimet në Sarajevë dhe mbështetjes amerikane për Kosovë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I shumëkërkuari i Shkodrës Valentin Ftoni arrestohet në New York, i akuzuar për tri vrasje

Një 52-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2001 dhe i dënuar dy herë me nga 25 vite burgim për tri vrasje në...
12:18 | 11/10/2026

Rama dënon sulmet Huthi ndaj Arabisë Saudite: Teherani dhe mbështetësit e terrorit të mbajnë përgjegjësi

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet e grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad. Në një reagim...
11:07 | 11/10/2026

Huthi-të trondisin Arabinë Saudite, sulm me 12 viktima dhe mbi 300 të plagosur në Riad

Një sulm i përgjakshëm ndaj aeroportit ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite ka shkaktuar 12 viktima dhe 309 të plagosur, duke rritur frikën...
10:47 | 11/10/2026