Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Aksident i frikshëm në Greqi, shqiptari i dehur humb kontrollin e makinës dhe përfundon brenda lokalit, plagosen 3 persona (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i frikshëm në Greqi, shqiptari i dehur humb kontrollin e
Foto nga aksidenti

Një aksident i frikshëm ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, ku një 45-vjeçar, që drejtonte automjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe u përplas me një lokal, duke plagosur tre persona.

Pamjet filmike të siguruara tregojnë lokalin të mbushur me klientë në momentin kur automjeti hyn me shpejtësi brenda tij. Si pasojë e përplasjes, tre klientë mbetën të plagosur, ndërsa lokali pësoi dëme të konsiderueshme materiale.

Pas aksidentit, policia greke arrestoi drejtuesin e automjetit. Sipas mediave greke, testi i alkoolit rezultoi shumë mbi kufirin e lejuar. Dy matjet e kryera treguan përkatësisht 0.77 mg/l dhe 0.74 mg/l alkool në ajrin e nxjerrë, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 0.25 mg/l.

45-vjeçari pritet të dalë para autoriteteve gjyqësore, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese