Temperaturat ulen, por gjarpërinjtë vijojnë të shfaqen në Korçë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.10.2026, 13:34

Edhe pse temperaturat kanë pësuar rënie, gjarpërinjtë vijojnë të shfaqen në zona të banuara.

Një rast i tillë është konstatuar ditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku një gjarpër është parë në një nga zonat e frekuentuara të qytetit, përballë Bashkisë së Korçës me në krye Sotiraq Filo .

Prania e zvarranikut në një zonë urbane ka tërhequr vëmendjen, pasi bëhet fjalë për një hapësirë ku kalojnë çdo ditë qytetarë të shumtë.

Pavarësisht uljes së temperaturave, shfaqja e gjarpërinjve tregon se ata mund të jenë ende aktivë, veçanërisht në ditët kur kushtet atmosferike janë më të favorshme.

Rasti rikthen vëmendjen te nevoja për kujdes nga qytetarët, sidomos në hapësirat publike dhe zonat ku mund të fshihen zvarranikët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit