Policia e Tiranës ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë derbit mes Partizanit dhe Tiranës, që do të luhet sot në orën 18:30 në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Për mbarëvajtjen e ndeshjes, disa rrugë në kryeqytet do të bllokohen nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, ndërsa janë përcaktuar edhe itineraret e lëvizjes së tifozëve të të dyja skuadrave.
Policia paralajmëron kontrolle të rrepta në hyrje të stadiumit dhe përcakton rregullat që duhet të zbatojnë tifozët.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: sheshi “Nënë Tereza”,rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit.
Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:












