Polonia heton një atentat të mundshëm ndaj kryeministrit Tusk
Autoritetet polake kanë nisur hetimet pas një raportimi për një atentat të mundshëm ndaj kryeministrit Donald Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz.
Ministria e Brendshme e Polonisë njoftoi të dielën se policia kishte marrë një raport lidhur me kërcënimin e mundshëm. Pas këtij zhvillimi, ministri i Brendshëm, Marcin Kierwinski, dhe Tomasz Siemoniak, përgjegjës për mbikëqyrjen e shërbimeve të inteligjencës, urdhëruan nisjen e veprimeve për trajtimin e çështjes.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Karolina Galecka, përmes një postimi në rrjetin social X.
Ndërkohë, përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë pritet të zhvillojnë një takim urgjent për të shqyrtuar situatën dhe informacionet e disponueshme.
Zëdhënësi i qeverisë polake, Adam Szlapka, e cilësoi çështjen si serioze, duke konfirmuar se kryeministri Tusk ishte informuar për kërcënimin të dielën në mëngjes, raportoi TVP World, duke iu referuar deklaratave të tij për transmetuesin Polsat News.
Szlapka bëri të ditur gjithashtu se Tusk ndodhej në Varshavë dhe po vijonte normalisht detyrat e tij zyrtare.
“Shërbimet e sigurisë, sigurisht, po punojnë për këtë çështje dhe të gjitha informacionet që mund të zbulohen në këtë fazë do të ofrohen menjëherë pas takimit”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e kërcënimit apo rrethanat e atentatit të mundshëm.
Policia amerikane kritikon Anthropic pasi Claude AI paraqet informacion të rremë në lidhje me një vrasje të pazgjidhur
Shërbimet sekrete: Rusia po përgatit atentate në Evropë ndaj “kokave të mbrojtjes” që ndihmojnë Ukrainën
Papa Leo XIV do i nënshtrohet një operacioni, ja komplikimi shëndetësor i Atit të Shenjtë
- 13:46 Policia amerikane kritikon Anthropic pasi Claude AI paraqet informacion të rremë në lidhje me një vrasje të pazgjidhur
- 13:40 Gianni Infantino ka përçarë FIFA-n, por kush mund ta rrëzojë?
- 13:30 Dadiç tha se flamuri serb do valvitet në Prizren, reagon ish-ministri gjerman: Kjo do të thotë luftë, BE të ndërpresë fondet
- 13:20 Shërbimet sekrete: Rusia po përgatit atentate në Evropë ndaj “kokave të mbrojtjes” që ndihmojnë Ukrainën
- 13:15 Begaj në Dibër: “Oda Dibrane” bashkon shqiptarët përtej kufijve
- 13:07 Papa Leo XIV do i nënshtrohet një operacioni, ja komplikimi shëndetësor i Atit të Shenjtë