Të lodhur nga gjendja e amortizuar e rrugës, banorët e fshatit Radomirë kanë vendosur të ndërhyjnë vetë për përmirësimin e saj.
Sipas raportimit të një qytetari, banorët kanë marrë lopatat dhe po punojnë për mbushjen e gropave dhe shtrimin e zhavorrit të ri, në përpjekje për ta bërë rrugën më të kalueshme.
Në mungesë të ndërhyrjes për mirëmbajtjen e rrugës nga vetë bashkia që mbledh taksat dhe duhet ta kryejë këtë detyrë, banorët po kontribuojnë me forcat e tyre për të përmirësuar kushtet e lëvizjes në fshat.
Kjo situatë ngre pikëpyetje për mirëmbajtjen e infrastrukturës rurale dhe detyron banorët të marrin përsipër punë që kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.