Goditën Ramën me ujë e vezë, ‘Etika’ vendos nesër për Bardhin e Balliun! PS kërkon 60 ditë përjashtim

11 Tetor 2026, 15:10Politika TEMA
Goditën Ramën me ujë e vezë, ‘Etika’ vendos

Sekretariati i Etikës do të vendosë nesër mbi kërkesën e PS për përjashtimin me 2 muaj nga Kuvendit të deputetëve të PD Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Partia Socialiste kërkon përjashtimin e tyre nga seancat dhe komisionet parlamentare, pasi gjatë votimit të Reformës Territoriale hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve socialistë.

Në kërkesën për përjashtimin e 2 kolegëve opozitarë, të firmosur nga 10 deputetë të PS thuhet se dy deputetët që gjuajtën me vezë dhe shishe uji drejt kryeministrit Rama regjistruan incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike.

Nëse Etika vendos përjashtimin e tyre, Bardhi e Balliu jo vetëm që nuk mund të marrim pjesë në punimet e Kuvendit, por as nuk marrin pagat e tyre.

Lini një Përgjigje