
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Turqi, ku të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së një autobusi turistik me një kamion.
Ngjarja ndodhi në zonën e Akhisarit, në provincën e Manisës, pranë pikave të pagesës në autostradën Gebze-Orhangazi-Izmir.
Sipas mediave turke, përplasja ishte e fortë dhe autobusi përfundoi i përmbysur në rrugë. Në pamjet nga vendngjarja shihen ekipet e shpëtimit duke ndërhyrë për nxjerrjen e pasagjerëve të bllokuar brenda mjetit, përmes thyerjes së xhamave.
Të plagosurit janë transportuar në spitalet përreth për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, autoritetet turke po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë./Versus.al
Manisa Akhisar’da 11 kişinin hayatını kaybettiği kaza yeri havadan görüntülendi. https://t.co/slRjytB5gx
— TRT HABER (@trthaber) October 11, 2026

