Ky që shihni në këtë foto është 45 vjeccari Beqir Devolli, i njohur me nofkën “Çilo Hunderri”, I cili ndrroi jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele pasi mbrëmjen e kaluar në mjetin me të cilin ai po udhëtonte shqërtheu një sasi e konsiderueshme tritoli. Shpërthimi që dyshohet se u telekomandua në distancë, ndodhi në bulevardin kryesor të qytetit, shumë pranë Drejtorisë së Policisë. Në mjet me viktimën udhëtonte dhe 26-vjeçari Erigels Mela, I cili mbeti I plagosur. Një vit më parë atij I kishte marrë flakë në lëvizje një Range Rover në lagjen Dunavat, të Gjirokastrës.