Një shqiptar është arrestuar në Mestre të Venecias, pasi dyshohet se ka përndjekur ish-partneren deri në një piceri, ku ajo u detyrua të mbyllej në tualet për t’i shpëtuar.
Në gjendje të rënduar emocionale, gruaja telefonoi policinë dhe denoncoi ish-të dashurin.
Sipas policisë, shqiptari e kërcënonte prej kohësh përmes mesazheve dhe telefonatave, ndërsa ishte përpjekur disa herë ta takonte në vendet që ajo frekuentonte. Përndjekja i kishte shkaktuar ankth të vazhdueshëm dhe e kishte detyruar të ndryshonte rutinën e përditshme.
Situata përshkallëzoi kur ish-partneri u shfaq edhe në piceri, duke e shtyrë gruan të kërkonte ndihmë nga policia.


