11 Tetor 2026, 15:01
Nga DOSJA
SPANJE - Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë publike audion e komunikimit mes arbitrave të dhomës së VAR-it dhe gjyqtarit kryesor, Isidro Díaz de Mera, për episodin e nxehtë që solli ndëshkimin me karton të kuq të Vinícius Juniorit në përballjen mes Real Madridit dhe Villarrealit.
Gjatë komunikimit, arbitrat e VAR-it i kërkuan gjyqtarit kryesor të ndalte lojën dhe të rishikonte pamjet në monitor për një veprim të mundshëm të dhunshëm gjatë aksionit.
“Isidro, të rekomandojmë një rishikim për të vlerësuar një sjellje të mundshme të dhunshme gjatë aksionit të golit”, dëgjohet t'i thonë arbitrat e VAR-it gjyqtarit të ndeshjes.
Pasi mbërriti te monitori anësor, Díaz de Mera u informua në detaje për atë që kishte kapur kamera: “Sipas pamjeve që po vëzhgojmë, Vinícius e tërheq lojtarin e Villarrealit nga flokët”, i shpjeguan nga dhoma e VAR-it. “Perfekt, e pashë”, u përgjigj menjëhatë gjyqtari kryesor pasi parashikoi pamjet.
Pasi u sqarua se episodi ishte pjesë e së njëjtës fazë loje, Díaz de Mera komunikoi vendimin e tij përfundimtar: “Për mua, do ta rinis lojën me goditje dënimi dhe karton të kuq për numrin 7 të ekipit vendas”.
Nga dhoma e VAR-it reagimi qe i shkurtër: “Në rregull”.
Zbardhja e kësaj audioje sqaron procedurën dhe arsyetimin e arbitrave që çuan në daljen me karton të kuq të yllit brazilian, në një incident që pritet të vazhdojë të ngjallë diskutime të shumta në futbollin spanjoll.
B.T (Dosja.al)
Sport
11 Tetor 2026, 12:07
TIRANE - Tef Prela është një emër që lidhet me një periudhë të rëndësishme të historisë së ar...
Sport
11 Tetor 2026, 12:00
SPANJE - Trajneri i Getafes, Jose Bordalas, e ka mbështetur Lamine Yamal për të fituar “Topin e Artë”, duke lavdëruar aft...
Sport
11 Tetor 2026, 11:47
PORTUGALI - E ardhmja e Cristiano Ronaldos me kombëtaren portugeze mund të marrë një kthesë të re. Në një moment kur m...
Sport
11 Tetor 2026, 11:33
ANGLI - Çështja e 115 akuzave për shkelje të dyshuara të rregullave financiare ndaj Manchester Cityt vazhdon të mbajë n&e...
Sport
11 Tetor 2026, 11:25
ITALI - Milani i Ruben Amorimit përgatitet për sfidën e radhës në Serie A ndaj Sassuolos, në kuadër të javës s&eu...
Sport
11 Tetor 2026, 11:07
SPANJE - Bernardo Silva po përjeton një nga periudhat më të çuditshme të karrierës së tij. Mesfushori portugez, i ci...
Sport
11 Tetor 2026, 10:55
SPANJE - Real Madridi u rikthye te fitoret në La Liga, duke mposhtur Villarrealin me rezultatin 1-0, por ndeshja u shoqërua edhe me një episod ...
Sport
11 Tetor 2026, 10:48
SPANJE - Real Madridi mund të mbetet pa Vinícius Junior për përballjen e shumëpritur me Barcelonën. Sulmuesi brazilian u p&eum...
Sport
11 Tetor 2026, 10:41
ANGLI - Manchester United po përjeton një nga startet më të dobëta të sezonit në historinë e tij. Barazimi 1-1 ndaj To...
Sport
11 Tetor 2026, 10:30
SPANJE - Ndeshja mes Real Madridit dhe Villarrealit u shoqërua me tensione dhe polemika, veçanërisht pas përjashtimit të Vinicius J...